PARIS - Ministrit i Drejtësisë, Nasip Naço ka mbyllur axhendën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Francë, me një pritje të organizuar nga Këshilli i Lartë i Magjistraturës, me në krye Presidentin e këtij Këshilli, Vincent Lamanda.
Ministri Naço pasi i informoi anëtarët e këtij këshilli lidhur me problematikat e hasura në drejtim të procesit të vlerësimit të gjyqtarëve paraqiti projektin në lidhje me këtë sistem i cili sipas Naços ka për qëllim përmirësimin e performancës së gjyqësorit në tërësi, duke promovuar cilësinë dhe efiçencën në dhënien e drejtësisë, nëpërmjet vlerësimit të aftësive profesionale të gjyqtarit.
Duke iu referuar këtij projekti Ministri Naço vuri në dukje se sistemi i vlerësimit që synohet të përdoret është bazuar në modelin francez, dhe synon vlerësimin periodik vjetor të gjyqtarëve në kritere objektive dhe metodë të standartizuar, duke ju mundësuar atyre që të promovohen dhe të avancojnë në karrierë vetëm në sajë të meritës profesionale.
Ndërkohë nga ana e tij Vincent Lamanda pasi mbështeti këtë projekt, theksoi se vlerësimi profesional i gjyqtarëve është një element i rëndësishëm i karrierës dhe se sistemi i vetëvlerësimit të tyre, i cili do të aplikohet edhe ne Shqipëri, është një proces objektiv.
Ndërkohë më pas, Naço vijoi takimet me Prokurorin e Përgjithshëm të Gjykatës së Kasacionit, Jean Claude Marin. Gjatë diskutimeve në këtë takim, theksi u vu mbi nevojën e ngritjes së urave të bashkëpunimit mes dy vendeve, për një përgjigje efektive ndaj parandalimit të krimit, i cili sipas Ministrit Naço nuk njeh kufi.
Nga ana e tij Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Kasacionit, Jean Claude Marin garantoi vullnetin për nisjen dhe thellimin e bashkëpunimit në ato fusha ku pala shqiptare ka nevojë për ekspertizë.
Këto dy takime kanë përmbyllur edhe vizitën zyrtare të Ministrit të Drejtësisë, gjatë së cilës ai zhvilloi disa takime me rëndësi, në kuadër të prezantimit të reformave të ndërmarra në sistemin e drejtësisë.
Gjatë kësaj vizite zyrtare Naço u takua edhe me homologen franceze Christiane Taubira, e cila përshëndeti reformat e deritanishme si dhe garantoi mbështetjen e Francës në realizimin e objektivave integruese të Shqipërisë në familjen evropiane.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com