Ministri i Drejtësisë Nasip Naço është takuar ditën e sotme me Sekretarin Parlamentar të Gjermanisë për Drejtësinë Christian Lange. Reforma në drejtësi ka qenë tema në fokus të takimit, ku Christian Lange tha theksuar se është me rëndësi që sistemi i drejtësisë në Shqipëri të përafrohet me atë të Bashkimit Europian.
“Sistemi i drejtësisë është i një rëndësie madhore për mundësimin e përafrimit me BE-në. Lidhur me reformat mendoj se ato duan kohën e tyre dhe efekti tek qytetarët kërkon një periudhë që të ndjehet. Për Gjermaninë dhe BE-në në tërësi nuk është i mjaftueshëm vetëm hartimi i ligjeve por edhe respektimi i tyre”, deklaroi Lange
Ministri Naço në fjalën e tij tha se qeveria shqiptare është e vendosur për realizmin e reformave në drejtësi, ndërsa ftoi opozitën që të japë kontributin e saj në këtë fushë.
“Jemi te vendosur për ndërmarrjen e reformave afatgjata dhe të qëndrueshme. Që kjo gjë të ndodhi lind nevoja e gjithëprfshirjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, sikurse rëndësi ka edhe pjesëmarrja e opozitës në këtë proces. Reforma ndër të tjera do të kalojë edhe ne filtrin e një komisioni të posaçëm, i cili do të ndërtohet mbi një formulë gjithëpërfshirëse. Për një proces reformues sa më të thellë do të lindi edhe nevoja e ndryshimeve kushtetuese, një vendimmarrje për të cilën është kërkuar edhe asistenca e Komisionit të Venecias”,tha ministri Naço.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com