Këngëtarja Olta Boka është përballur me një koment fyes në rrjetet sociale nga një prej fansave të saj. Ai e fyente për pamjen duke iu rreferuar dhëmbëve të saj.
“Na i shpife me ato dhëmbët të ndarë. As vetes tënde nuk i bën yzmet”, ka shkruar ndjekësi. Pavarësisht se Olta nuk ndikohet nga të tilla mesazhe, ajo nuk ka nguruar që t’i kthejë personit në fjalë një përgjigje publikisht. “A mjafton një mesazh i tillë për të të prishur ditën? Nëse e njeh veten mjaftueshëm, nëse e pranon veten siç je dhe mbi të gjitha ke mësuar ta duash veten bashkë me ato imperfeksionet që konsideron ‘Andi’, atëherë jo! Unë Andi jam shumë e lumtur me veten time dhe madje nuk konsideroj asnjë gjë të shpifur tek dhëmbët e hapur, por më duket e shpifur goja e palarë që nxjerr helm sa herë ka mundësi! Fillo të kuptosh se çfarë është në të vërtetë yzmeti! Këtë të fundit ja bëj vetes si fillim në shpirt pastaj jarebi filloj të mendoj se si ‘t’ja bëj qejfin’ Andit. Unë jam më shumë se dëshira jote për të më projektuar ndryshe!”, është përgjigjur Olta.