'Na ka humbur babai', gjendet i vdekur në lumë 75-vjeçari në Gramsh

'Na ka humbur babai', gjendet i vdekur në lumë 75-vjeçari në Gramsh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Pishaj të Gramshit, ku një 75-vjeçar është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Devoll. Sipas grupit hetimor, dyshohet që i moshuari të jetë mbytur, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas njoftimit të policisë, alarmin për humbjen e të atit e kishte dhënë në komisariat i biri 43-vjeçar i viktimës, sipas të cilit 75-vjeçari nuk kishte shkuar prej disa orësh në shtëpi.

Gramsh/ Informacion paraprak: Më datë 19.07.2023, në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur i pa jetë, shtetasi Q. Z., 75 vjeç, banues në Gramsh, i cili dyshohet se është mbytur në lumë. Nga këqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. 

Për këtë shtetas, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi L. Z., 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babi i tij dhe nuk është kthyer më. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë Policia.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi