Gurorja, banorët e Bënçës përplasen me punëtorët e “Eral Construction”: Na kërcënuan me armë përfaqësuesit e kompanisë! Dhunohet edhe aktivisti Auron Tare

GJIROKASTËR- Banorët e fshatit Bënçë në Tepelenë protestuan kundër ndërtimit të një impianti për prodhimin e asfaltit që do të shfrytëzohet për ndërtimin e rrugës Tepelenë – Kurvelesh, me argumentin se ndot mjedisin.

Të vënë në dijeni për shqetësimet, këtë të premte ishte parashikuar një dëgjesë publike mes banorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë që do të ndërtojë guroren “ERAL CONSTRUCTION” në pronësi të biznesmenit Ervin Qendro. Edhe kjo një dëgjesë e vonuar, pasi gurorja ka nisur aktivitetin. E megjithatë, as ulja e palëve në diskutime nuk u realizua.

Protestuesit dhe punëtorët e kompanisë ERAL CONSTRUCTION” u përplasën para hyrjes së gurorës.

‘Të kam qëlluar, të kam qëlluar, jo, të kam sharë të kam zënë rrugën, jo! Na ka kanë kërcënuar më armë. Ne e ruajtëm gjakftohtësinë se kishim mundësi që sulmonim.’- u thanë banorët punonjësve të fabrikës.

Zëri i banorëve gjeti edhe mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit, por përplasjes nuk i shpëtoi as aktivisti Auron Tare, i cili u dhunua teksa kishte dalë krah protestuesve të Bënçës. Në një komunikim të shkurtër me të, Report Tv mësoi se pas marrjes së ndihmës mjekësore, Tare është drejtuar në komisariat për të bërë deonconcim.

Banorët pretendojnë se është dhënë leje abuzive për hapjen e gurores, dhe mbi të gjitha pa konslutime paraprake me komunitetin. Banorët kërkojnë të largohet kompania e ndërtimit, ndërkohë që protesta mund të përshkallëzohet deri në grevë urie. 

Kompania “ERAL CONSTRUCTION” ka nisur punën në bazë të një kontrate me bashkinë e Tepelenës me objekt "thyerje dhe franksionim i gurit gëlqeror për përdorim në asfaltimin e rrugës  Progont-Bënçe Tepelenë".

 

VIDEO nga perplasja

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 19/06/2021 07:44

    Si ka mundesi qe s'ka asnje deklarate as nga organet e drejtesise dhe as nga Erjon Braçe(shteti) qe mbahet si mbrojtes i flakte i popullit !

    Përgjigju
  • jani: 19/06/2021 04:32

    Asnje leshim sy per sy,,,hyjani me dru e gure perzijini nga benca....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë