Rrjetet sociale janë kthyer në një burim informacioni për shumë njerëz dhe nëse dikush resht së postuari të reja nga përditshmëria e tij, praktikisht cilësohet ‘i zhdukur’. Kjo gjë i ka ndodhur edhe këngëtares shqiptare Mariza Ikonomit, e cila prej muajsh nuk na kishte vënë në dijeni për aktivitetet e saj të ndryshme.
E ftuar në “Wake up”, Ikonomi tregoi se ka udhëtuar dhe kënduar në të gjithë Europën Veriore. “Udhëtova në të gjithë Europën Veriore ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ribëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndjej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë,”- u shpreh këngëtarja.