Grupimi i ri i opozitës, Çfarë i ndan nga PD? Shehi: Aty s'ka lista të hapura, vetëm kush ngre flamurin e partisë! Nuk na takon ne të gjykojmë SHBA-në për Berishën

TIRANË- Deputeti Dashamir Shehi, Kryetari i LZHK-së së po synojnë të krijojnë një grupim të ri politik në opozitë pa Berishën. Në një intervistë për Report Tv për gazetarin Nertil Agalliu tregon qëndrimet që e ndajnë atë me Berishën.

Shehi tha se marrëveshja për listat ishte ndarja kryesore mes tij dhe opozitës së Berishës. 

"Tani nuk ka më fare më listë, këtu ka vetëm lista “kush ngre flamurin e partisë” se nuk ka më çfarë përzgjedh votuesi

Ndarja tjetër sipas Shehit është raporti me drejtësinë e re që ka Partia Demokratike, ku sipas Shehit konsiderohet jo serioz.   

Na ndan dhe raporti me drejtësinë e re. Sigurisht që drejtësia nuk është perfekte. Po këto çështje që po hapen janë një shpresë dhe për brezat e ardhshëm. Ata që thonë në darkë që është organizatë kriminale dhe pastaj çojnë letra s‘më duket serioze.

Mirëpo nuk kemi rrugë tjetër përveç se ta besojmë, se ky institucion ka treguar se i del nga kontrolli i Edi Ramës, kjo është dhe ndarja e dytë që na bën me opozitën.

Së fundmi Shehi tha se ndarja e tretë mes tyre është mënyra sesi Partia Demokratike gjykon veprimet e SHBA-ve dhe ndërkombëtarëve. 

E treta është raporti që kanë me ndërkombëtarët. Nuk na takon ne të gjykojmë SHBA-në. Mbështetësit më të mëdhenj të opozitës dhe demokracisë në botë janë këto shtete. Edhe kjo është një ndarje principi."-tha Shehi. 

Përjashton kategorikisht bashkimin me Berishën

"Bashkimi me Berishën është pa zgjidhje. Berisha nuk fiton më. As Basha. Realiteti është kishim qindra mijëra vota e nuk i kemi më. Patjetër duhet të kemi trajektore të re, personazhe tër inj e ide të reja. Duhet të ndërtojmë shtetin shqiptar që e ka rrënu Edi Rama bashkë me Berishën' thote Shehi. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë