'Na ndihmoni mos të dalim plotësisht të dëmtuar', Vllanzia kërkesë qeverisë: Shembull Kosova

'Na ndihmoni mos të dalim plotësisht të dëmtuar', Vllanzia kërkesë qeverisë: Shembull Kosova

Klubi i Vllaznisë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i është bashkuar kërkesës së FSHF-së për ndihmë nga qeveria, pasi futbolli po përjeton një krizë ashtu siç po ndodh në të gjithë botën për shkak të koronavirusit. Vllaznia fton qeverinë të marrë si shembull Kosvën.

Njoftimi i Vllaznisë:

DEKLARATË E KLUBIT TË FUTBOLLIT "VLLAZNIA"
Prej tre javësh vendi ynë ndodhet në një situatë të pazakontë, e ardhur kjo nga pandemia që e ka pushtuar atë dhe mbarë Botën. Në kushte të tilla kuptohet që askush nuk e ka mendjen tek sporti, por në rradhë të parë tek rikthimi i normalitetit të jetës. Por nga ana tjetër, duhet të mendojmë edhe për vazhdimësinë, por konstatojmë se pasojat e kësaj ndërprerje do të jenë të mëdha. Ashtu si në mbarë botën sportive, edhe tek ne një gjë e tillë ka filluar të ndihet dhe sidomos tek klubet e futbolli, përfshi këtu edhe KF Vllazninë. Edhe për ne, është shumë e vështirë që të likujdohen detyrimet financiare mujor, sigurimet shoqërore, tatimi në burim dhe tatimi mbi fitimin, të cilat janë shifra jo të pakta në vlera. Nga ana tjetër, futbollistët kanë filluar me të drejtë të kërkojnë rrogat sepse duan të mbajnë familjet e tyre ngaqë e kanë atë mjetin e vetëm të të ardhurave. Në këto kushte, jemi të bindur se futbolli ka nevojë për mbështetjen e shtetit. Qeveria duhet të garantojë që futbolli të mos dalë tërësisht i dëmtuar nga kjo situatë. Dëmi që po shkaktohet nga ndalimi i çdo eventi, grumbullimi dhe stërvitje, është shkatërrues për sportin. Kosova dhe vende të tjera kanë marrë ndërkohë masat për mbështetjen e sportit dhe besojmë se këtë gjë duhet ta bëjë edhe Qeveria jonë. Mbetemi me shpresën që kjo kërkesë e jona të merret parasysh duke shpresuar në normalizimin sa më të shpejtë të situatës dhe rikthimin e normalitetit në jetën e shqiptarëve por njëkohësisht edhe në sport.
Klubi i Futbollit "VLLAZNIA"

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dukagji-ni: 30/03/2020 16:43

    dupi nga shkodra jam alo alo , voltana ka nevoje me ba dhamte a mundesh me na shkru nje cek. te fala nga karantina

    Përgjigju
  • alo alo: 30/03/2020 15:11

    Cfare kerkoni nga shteti ? Keni nje Federate, keni edhe nje pronar, ku hyn shteti ketu ?? Apo Duka me Voltanen te numerojne milionat e shteti te paguaje nga taksat e qytetareve ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën