Na ngatërroi me Armeninë, spikeri francez flet pas gafës: S'kam fjetur dy netë
Spikeri i Stade de France, Frank Stanislas Andre Barzhin
PARIS- Ndeshja e 8 tetorit ishte për t'u harruar për shqiptarët në Saint Denis, siç filloi ashtu dhe mbaroi, me trup. Por duket se dhe për një francez ka qenë ditë e vështirë, edhe pse kombëtarja e tij fitoi bindshëm. Frank Stanislas Andre Barzhin, ose siç njihet ndryshe si spikeri i 'famshëm' i stadiumit Saint Denis na ngatërroi me Armeninë dhe për këtë është penguar.
Në një intervistë për L'Equipe, spikeri thotë se nuk ka fjetor dy netë pas atij gabimi dhe se e cilëson atë që ka bërë mbrëmjen e 8 tetorit një gafë të madhe. Barzhin do të duhet t'i kërkonte falje Shqipërisë, për shkak se një bashkëkombasi i tij në ''regjinë'' e stadiumit '"Stade de France'' vuri në sfond himnin e Andorrës, në vend të Shqipërisë. Kjo irritoi pa masë tifozat kuqezinj.
Me të përfunduar himni francez, u planifikua që të luhej himni shqiptar dhe Barzhin duhej t'i kërkonte falje Shqipërisë për të sinjalizuar se do të luhej dhe himni i kuqezinjve. Por ai tha ''Kërkojmë falje Armenisë, tani do të luhet himni i tyre''.
Tifozat e Shqipërisë shpërthyen në fërshëllima dhe ofendime ndësa spikeri në tentativë për të qetësuar miqtë bërtiste ''Më falni, më falni, më falni, Shqipëria''. Gjithsesi kjo gafë mbeti në heshtje, duke u cilësuar si gafë njerëzore përpara asaj të himnit. Gjithsesi Barzhin do të vijojë të mbetet spikeri i Saint Denis.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Helikopteri i kryeministrit të Armenisë bën ulje të detyruar në kufi me Azerbajxhanin, shkak moti i keq
25 Maj 2024, 15:15
-
Armenia i kthen Azerbajxhanit katër fshatra kufitare
24 Maj 2024, 19:35
-
Rusia fillon tërheqjen e trupave nga Nagorno-Karabaku
23 Prill 2024, 16:27
-
Akuza për 'spastrim etnik'/ Armenia dhe Azerbajxhani përballen në GJND
15 Prill 2024, 10:02
-
Kosova shpërdoron shumë, mposht 0-1 Armeninë me golin e Rashicës! Franco Foda sukses në debutim
22 Mars 2024, 19:14
-
FOTO/ E turpshme, armenët kthejnë përmbys flamurin e Kosovës! Rashica iu shënon
22 Mars 2024, 17:40
-
Ndeshja e parë në krye të Kosovës, Franco Foda: Ekipi është gati, duam të fitojmë çdo sfidë
21 Mars 2024, 18:16
-
Armenia e shqyrton mundësinë e aplikimit për anëtarësim në BE
9 Mars 2024, 21:46
-
Armeni/ Kryeministri Pashinyan: Vendi ka nevojë për një kushtetutë e re
20 Janar 2024, 09:06
-
Uashingtoni rikonfirmon mbështetjen për bisedimet e paqes Armeni-Azerbajxhan
17 Nëntor 2023, 11:32
-
Kryeministri armen shpreson për marrëveshje paqësore me Azerbajxhanin
26 Tetor 2023, 13:49
-
Një shans historik për paqe, Irani pret negociatat midis Armenisë dhe Azerbajxhanit
24 Tetor 2023, 13:43