Na pret një dimër i ftohtë
KESH: Drita vetëm për dhjetorin

Na pret një dimër i ftohtë <br />KESH: Drita vetëm për dhjetorin
Shqipërinë e pret një dimër i ftohtë dhe i errët. Me sa duket furnizimi me energji elektrike për këtë vit ka për të qenë problematik.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i KESH, Engjëll Zeqo, ka folur për situatën e vështirë energjetike që KESH pritet të përballojë këtë vit. Ai raporton se KESH ka siguruar importin e energjisë elektrike vetëm për muajin dhjetor dhe arsyetoi shkallën e lartë të importit me nevojën e ruajtjes së rezervave të Fierzës.

"Për muajin dhjetor kemi lidhur kontratat për të pasur një import së bashku me CEZ rreth 17.5 milion kilovat/orë, ku pjesën më të madhe të madhe rreth 13 .5 milion sigurohet nga KESH-i. Sigurisht edhe në sigurimin e importit ka vështirësi, pasi i gjithë rajoni ndodhet në një thatësirë të pazakontë. Dhe kjo ka bërë që të gjithë vendet e rajonit të kalojnë në import", tha Zeqo. "E bëjmë këtë shkallë të lartë të importit për të ruajtur atë rezervë që ne kemi sot në HEC e Fierzës, duke pritur gjithsesi që edhe shirat të fillojnë sepse për ne do të ishte një problem shumë i madh nëse kjo do të zgjaste akoma me javë dhe muajt e tjerë"

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin