'Na tha se ishte e frikësuar dhe e përndiqte në punë', rrëfehen kolegët e 27-vjeçares që u vra me thikë nga shqiptari në Itali

'Na tha se ishte e frikësuar dhe e përndiqte në punë', rrëfehen kolegët e 27-vjeçares që u vra me thikë nga shqiptari në Itali

Vanesa Ballan dhe Bujar Fandaj

Mediat italiane së fundmi kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 27-vjeçares, Vanessa Ballan, e cila ndodhi mëngjesin e së martës (19 dhjetor), në Treviso, Itali. 41-vjeçari nga Kosova, Bujar Fandaj u arrestua pasi akuzohet se vrau me thikë 27-vjeçaren Vanessa Ballan, në hyrje të shtëpisë së saj.

Së fundmi, pas ngjarjes tragjike kanë reaguar edhe kolegët e 27-vjeçares. Ata kanë folur për mediat italiane, duke u shprehur se 41-vjeçari e përndiqte atë në vendin e punës, shkonte disa herë në supermarketin ku punonte Ballan e cila ishte shtatzënë. Ata thanë se ai bënte blerje shumë të vogla dhe më pas largohej.

“Së fundmi na tha se ishte e frikësuar. Në tetor ajo na tha se kishte shkuar për të bërë një kallëzim përndjekjeje”, thotë një kolege e Ballan për median italiane.

Sipas raportimeve Ballan dyshohet se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Bujar Fandaj, të cilës dyshohet se i ka dhënë fund pak kohë më parë. Kjo ka qenë dhe arsyeja e konfliktit mes tyre, ku 41-vjeçari shqiptar e shantazhonte se do t’i publikonte video intime. Ajo kishte pasur një lidhje që përfundoi në verën e vitit 2023, dhe që prej asaj kohe ai e kishte përndjekur.

“Ai vinte shpesh këtu. Ndoshta e ka bërë me justifikimin se ka marrë vetëm një gjë, ka pasur ditë që e kemi parë deri në katër herë në mëngjes. Ajo padyshim ka reaguar e mërzitur dhe në periudhën e fundit kishte frikë. Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes",  ka thënë një koleg i saj.

"Do të flasim me kompaninë sepse ne dua të bëj diçka për të kujtuar Vanessën”, tha një tjetër kolege, e cila konfirmoi se e kishte parë 41 vjeçarin shpesh të kalonte në supermarket: “Ai ishte i qetë në shikim të parë por nuk fola kurrë me të.“

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja