TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve për projektligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve” të ndryshuar” lëshoi akuza për qeverinë e shkuar se ish-zyrtarët e burgjeve abuzuan me lejet shpërblyese sidomos gjatë periudhës së fushatës zgjedhore. Ai bëri të ditur se po bëhen gati 11 kallëzime penale për ish-zyrtarët e burgjeve për akuzën e abuzimeve me dhënien e lejeve shpërblyese për të dënuarit.
“Ky sistem, na është trashëguar me një keqmenaxhim të theksuar, me emërime pa arsim përkatës dhe joprofesionale, të ndërtuar mbi bazën e emërimeve politike dhe korruptive. Tregues është periudha janar-shtator 2013 e vitit elektoral, kur lejet shpërblyese dhe ato të veçanta janë dhënë pa asnjë kriter ligjor. Për një vit, u dhanë 2500 leje plus 470 leje të veçanta. Ka pasur raste që një i burgosur ka marrë 7 leje në një vit”, tha ministri.
Deputetët e paktë të opozitës që ishin të pranishëm në mbledhje bojkotuan procesin e diskutimit si dhe atë të votimit, me përjashtim të deputetit të PDIU-së, Tahir Muhedini, i cili qëndroi deri në votimin e pr.ligjit të sjellë në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë. Nga ana e tij, deputeti i LSI-së Spartak Braho, ngriti shqetësimin e burgjeve për problemet me rregulloret e brendshme si dhe qartësimin për privatizimin e burgjeve. “Situatat e krijuara në këto vite në drejtimin e burgjeve çalon rëndë te rregulloret e brendshme.
Këto akte të rëndësishme nënligjore duhet të dalin me urgjencë. Në lidhje me burgjet private, aktualisht një pjesë e shërbimeve në burgje janë privatizuar. Ka një kërkesë për burgje private. Kemi ne ndonjë projekt në dorë?”, tha Braho. Ndërkohë që deputeti Petrit Vasili kërkoi sqarim në lidhje me kontratat e bëra nga drejtoria e burgjeve për barnat që marrin të dënuarit, pasi kjo sipas tij është e përfshirë në buxhetin e vetë këtij institucioni për rimbursimin e tyre.
Ministri i Drejtësisë shpjegoi se ndryshimet e bëra në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” shënojnë progres jo vetëm në përmirësimin e kushteve për trajtimin e personave që vuajnë dënimin, por edhe në parandalimin e recidivizmit të sjelljes kriminale, përmes ri-integrimit të shpejtë të këtyre personave në shoqëri.
“Problemi tek ne nuk janë burgjet, nuk janë ligjet, por ata zyrtarë, të çfarëdo niveli, që nuk i shërbejnë ri-integrimit të të dënuarve në jetën sociale, rikthimit të shpresës së atyre që, përtej borxhit ndaj drejtësisë, rreken të përkufizohen rishtas qoftë si njerëz, qoftë si qytetarë. Duhet t’u japim shpresë të burgosurve. Po ua hoqëm, sistemi ynë penitenciar, do të kthehet sërish në një vend dëshpërimi dhe dhune”, tha ai.
Shkrimi u publikua sot (26.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com