Naço: Byroja Kombëtare e hetimit
do të hetojë zyrtarët e lartë

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço deklaron se Byroja Kombëtare e Hetimit nuk i mbivendoset Prokurorisë. Ne nje interviste per mediat Naço hodhi poshtë zërat për shkrirjen e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Keni propozuar një paketë ndryshimesh ligjore në kuadër të luftës kundër korrupsionit , sa do të ndikojë kjo? A do e ulë nivelin e korrupsionit kalimi i kësaj vepre në hetim dhe në gjykim nga Gjykata e Krimeve të Rënda ,apo duhet reformuar dhe vetë sistemi i drejtësisë ? Sa të imunizuar janë vetë gjygjtarët nga kjo vepër ? 

Une personalisht por dhe stafi i Ministrisë së Drejtësisë ka besimin e plotë se hetimi i rasteve të korrupsionit që do të bëhët nga prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda do të japi efektet e duhura . Pra i japim këtij institucioni mundësinë që të reagojë dhe luftojë realisht korrupsionin brenda sistemit kemi modifikuar 12 vepra penale që parashikojnë korrupsionin të jenë kompetencë e Gjykatës se Krimeve të Rënda, nuk rrisim masën e denimit por sigurisht është një gjykatë dhe prokurori që kanë ditur të përballen me krimin. Ne e konsiderojmë korrupsionin si një krim i rëndë dhe sigurisht që do ta luftojmë me të gjitha mjetet ligjore kudo që ai të shfaqet , si në nivele të ulta të administratës si në nivel të mesëm apo dhe të lartë që sigurisht do të japi efektet e veta, po të shikosh analizën dhe statistikat e viteve të fundit tregon që nuk është luftuar realisht korrupsioni ,pasi po te marrim vetëm një fakt në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka vetëm 16 prokurorë dhe gjithsej hetohen 200-300 çështje në vit, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka rreth 65 prokurorë dhe hetohen mbi 10.000 çështje në vit. Pra çështjet e korrupsionit futen te çështjet e tjera dhe nuk kemi një rezultat dhe ngatërrohen edhe me shpërdorimin e detyrës , ndarja e veprës penale të korrupsionit vetëm te Krimet e Rënda sigurisht që do të dijmë se kujt do t’i kërkojmë nesër në sa raste janë hetuar dhe kanë vajtur për gjykim dhe nuk ngatërrohen në atë mori çështjesh që ka Prokuroria e Tiranës. Jo se s’kanë punuar por nuk ka dhënë efektin e duhur dhe unë besoj se kjo masë është në kohën e duhur . Sigurisht që kemi propozuar edhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale , përkatësisht nenin 288- 289 të Kodit të Procedurës Penale. në rastet kur jepet autorizimi për kontrollin apo arrestimin e një gjygjtari e një deputeti apo edhe një ministri, sigurisht që u bënë ndryshimet në Kushtetutë dhe nuk u shoqëruan edhe pse ne ngritëm në atë kohë edhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. 

Brenda kësaj pakete do të bëhen edhe ndryshimet në Kodin e Procedures Penale . Ne e kemi thënë që do ta luftojme korrupsionin dhe do ta godasim në zemër që do të thotë do ndryshojmë edhe ligjin për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve i quajtur në Shqipëri si ligji anti mafia duke vendosur për të gjithe personat që dyshohen për korrupsion apo ka një çështje penale për korrupsion do vendosim sekuestro të pasurisë. Prandaj themi që korrupsionin do ta godasim në zemër që të gjithë të mendohen mirë për rastet e korrupsionit ata që kanë qenë dje, janë sot dhe do të jenë nesër.

Sa i takon gjykatës administrative… 


Ligji vet parashikon që kryetari i Gjykatës së Lartë brenda asaj trupe gjygjsore të emëruar me pëlqimin e tyre krijon një kolegj qoftë në penale e civile apo dhe Kolegjin administrativ dhe unë besoj që nga Kryetari i Gjykatës së Lartë edhe pse nuk janë dekretuar dy gjygjtarë do merret kjo masë që Gjykata të fillojë të funksionojë normalisht në të gjitha shkallet siç e parashikon ligji: në Shkallë të Parë , në Apel dhe në Gjykatën e Lartë. Sigurisht Ministria e Drejtësisë ka marrë të gjitha masat, pra janë gjetur ambjentet e përshtatshme, janë emëruar personat mbështetes që janë si nga kancelarët pjesë e infrastukturës së nevojshme, emërimet e gjygjtarëve janë bërë. Ka disa vende vakante në Gjirokastër, në Vlorë dhe në Korçë dhe unë jo pa qëllim i kërkova Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të plotësohen këto vende vakante dhe kërkova që të shikohet me prioritet në mbledhjen e ardhshme por nuk ka asnjë pengesë që Gjykata të mos fillojë punë në datë 4 nëntor. Une jam i bindur që gjykata do fillojë të funksionojë në këtë datë 

A do shkrihet Gjykata Kushtetuese dhe do të funksionojë si një me Gjykatën e Lartë?

Unë besoj që jane disa mendime te hedhura në  media por nuk besoj se ka një qëndrim zyrtar qoftë nga unë si ministër qoftë nga qeveria sigurisht që në fjalën time në parlament në emër të qeverisë sa i takonte sistemit të drejtësisë kam thënë që do ndryshoj ligji i Gjykatës Kushtetuese , do reformohet Gjykata e Lartë për atë problematike qe ka ajo. Për këtë arsye unë i kam dërguar një letër Komisionit të Venecias që të vijë të na jap eksperiencën e nevojshme në reformimin apo dhe ne ndryshimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese. nuk e kemi thënë në asnjë rast se do shkrijmë apo bashkojmë apo do krijojmë një Gjykatë Supreme, këto janë hamendësime të shtypit .

Byroja Kombetare e Hetimit ..
 
Shikoj reagimet dhe një pjesë e njerëzve për Byronë Kombëtare të hetimit . Eshtë anatemuar, nuk merren me thelbin me ndryshimet e paketës anti-korrupsion por merren me ato dy tre rrjeshta që ne kemi thënë që do krijohet Byroja Kombëtare e hetimit. Siguisht ligji parashikon që të bëhen ndryshime në Kodin e Procedurës Penale që do merren vetëm me zyrtarët e ulët dhe të mesëm. Për zyrtarët e lartë të administratës shtetërore sigurisht që Kushtetuta e ka përcaktuar qartë , sigurisht që është ligji për Gjykatën e Lartë, është ligji për Prokurorinë dhe juridiksion fillestar për Administratën e Lartë Shtetërore pra për deputet, ministra apo dhe me lartë është Gjykata e Lartë, Sigurisht që ka prokurorinë që ngre akuzën dhe është vetëm prokuroria që do ngreje akuzën edhe në këtë rast.
Byroja Kombëtare e Hetimit do ngrihet si një nukel pergjegjës për të hetuar zyrtarët e lartë të administratës shteterore, por sigurisht do të drejtojë dhe kontrollojë për pjesën e zyrtarve të mesëm dhe të ulet pra do jetë një strukturë që krahas detyrave të tjera që bëhen për të hetuar do hetojë dhe si një nukel edhe rastet e korrupsionit për të cilën unë besoj se dhe ju dhe qytetarët por dhe ndërkombëtarët presin me shumë nga kjo mazhorance. Sigurisht ndryshimi i ligjit është shpresë për qytetarët por ka dhe nje pikë të errët për të gjithë ata që e ndjejnë veten të korruptuar duhet të jenë në frikë dhe duhet të kenë panik .

Redaksia Online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)