Naço: Magjistratët, e ardhmja e
drejtësisë, jo qokat e KLD-së

Naço: Magjistratët, e ardhmja e<br />drejtësisë, jo qokat e KLD-së
TIRANE- Pas debateve në sallë, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço është larguar dje, nga mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndërsa anëtarët e këtij këshilli po diskutonin në lidhje me emërimet në 13 vendet vakante në Gjykatën e Rrethit Tiranë. Daljen e tij ende pa përfunduar mbledhja Ministri Naço e motivoi me mungesën e transparencës në vendimmarrje si dhe mosinformimin e opinionit publik mbi çështjet që ky këshill trajton. Ministri Naço deklaroi para mediave të interesuara në lidhje me zhvillimet e KLD-së, se është e dyta mbledhje që Këshilli i Lartë i Drejtësisë po e zhvillon në kundërshtim me praktikën që ka pasur deri tani, duke e distancuar median dhe rrjedhimisht duke ndikuar ndjeshëm në uljen e transperencës së vendimeve që ai miraton.

“Sot ka pasur diskutime të ndryshme në lidhje me emerimet për vendet vakante në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe për plotësimin e vendeve vakante në disa Gjykata Administrative, vakanca të cilat vijojnë prej muajsh dhe nuk plotësohen nga KLD-ja duke dëshmuar qartë për një mungesë efiçence të këtij këshilli. Ka pasur qëndrime të ndryshme përsa i përket emërimeve në 13 vendet vakante të Gjykates së Rrethit Tiranë dhe vendeve vakante në gjykatat administrative. Ndonëse mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ende po vazhdon, unë e braktisa sepse nuk mund të pranoj të jem pjesë e një farse të tillë që bie në kundërshtim me ligjin dhe praktikën që ky këshill duhet të zbatojë.

KLD-ja ka nisur një praktikë errësire duke qenë larg syrit të medias dhe ky është një kthim mbrapa përsa i takon transparencës”, deklaroi Ministri Naço. “Mendoja se Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të më mirëkuptonte në lidhje me promovimin e këtyre magjistratëve. Mbi 130 magjistratë që nga viti 2001 kanë furnizuar me gjyqtarë sistemin e drejtësisë dhe besoj se këta magjistratë do të jenë e ardhmja për ta përmirësuar sistemin e drejtësisë dhe jo “qokat” e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të marrë gjyqtarë nga një rreth apo një tjetër”, theksoi Naço. “Është koha të promovohen në karrierë ata gjyqtarë që do i japin tonin drejtësisë shqiptare”, përfundoi Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, para se të largohej nga salla e mbledhjeve.

GJYQTARET E VLERESUAR

1. Anesti Kasuli, Apeli Korçë
2. Elvana Llurri, Tiranë
3. Eneida Civici, Tiranë
4. Fatime Velçani, Tiranë
5. Kaçe Agolli, Tiranë
6. Kreshnik Omari, Tiranë
7. Nazmie Pengili, Apelit Durrës
8. Ndue Gjura, Durrës
9. Petraq Dhimitri, Apeli Durrës
10. Alfred Konomi, Fier
11. Anastasi Shehu, Vlorë
12. Besnik Qira, Kurbin
13. Eda Kaja, Durrës
14. Ilir Përdeda, Lezhë
15. Merita Xhani, Durrës
16. Valdete Hoxha, Tiranë
17. Valentina Sadiraj, Apeli Durrës
18. Ramazan Avdiu, Elbasan
19. Ylli Minka, Gjirokastër
20. Miranda Çekrezi, Elbasan
21. Osman Aliu, Kavajë
22. Dhurata Bilo, Durrës
23. Valbon Çekrezi, Durrës
24. Shpëtim Reka, Durrës
25. Hysni Demiraj, Tiranë
26. Ergys Selmani, Fier
27. Piro Sota, Fier
28. Seladin Pysqyli, Korçë
29. Ariola Kristo, Korçë
30. Miljana Muça, Korçë
31. Luljeta Kole, Korçë
32. Fran Prendi, Krimet e Rënda
33. Markelian Kuqo, Korçë
34. Izet Kadana, Pukë
35. Eglantina Mikani, Korçë
36. Stavri Kallço, Korçë
37. Maksim Qirjazi, Korçë
38. Alvano Murataj, Korçë
39. Brunilda Orhani, Korçë
40. Arben Lera, Korçë
41. Pëllumb Vehbi, Gjirokastër
42. Kostika Çobanaqi, Berat
43. Fahrije Budo Stringa, Tiranë

Shkrimi u publikua sot (17.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit