TIRANË, 25 Qershor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka nënshkruar sot në Tiranë, marrëveshjen e bashkëpunimit me Organizatën Europiane të së Drejtës Publike (EPLO).
Të pranishëm gjatë ceremonisë së nënshkrimit ishin Presidenti i EPLO, Prof. Spyridon Flogaitis si dhe Ambasadori i Greqisë në vendin tonë, Leonidas Rokanas.
Organizata Europiane e së Drejtës Publike është themeluar si një organizatë ndërkombëtare. Qëllimi i Organizatës është krijimi dhe përhapja e njohurive në fushën e së drejtës publike duke përfshirë të drejtën publike kombëtare, krahasuese dhe Europiane, të drejtat e njeriut, të drejtën mjedisore, etj., si edhe promovimin e vlerave europiane me anë të së drejtës publike anembanë botës.
"Rreth 24 orë më parë, ashtu siç e dini të gjithë së bashku përjetuam me gëzim që Shqipërisë t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.Statusi i vendit kandidat eshte një hap shumë i rëndësishëm gjatë rrugës drejt BE-së" dhe tregues i thellimit të reformave të ndërmarra nga Qeveria shqiptare për ta kthyer në realitet të prekshëm ëndrrën evropiane.", tha Naço.
"Sot, vijoi ai, ndihem shumë i privilegjuar që si Ministër i Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, m'u dha plotfuqishmëria nga Këshilli i Ministrave, për nënshkrimin e Marrëveshjes për themelimin dhe statutin e Organizatës Europiane të së Drejtës Publike (EPLO), përkrah vendeve mike si Italia, Greqia, etj.", tha Naço.
"Kjo marrëvreshje me rëndësi të madhe firmoset brenda Presidencës së radhës së kryesuar nga Greqia dhe gjejë rastin t'i falënderoj për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë në çdo fushë e veçanërisht në marrjen e statusit të vendit kandidat.", tha Naço.
"Duke patur parasysh faktin që integrimi në Bashkimin Evropian është boshti kryesor i politikës sonë të jashtme ne do të bëjmë një përqendrim të përpjekjeve dhe energjive për të dhënë mesazhe të qarta dhe vizionare që me reformat e ndërmarra ne jemi në rrugën e duhur, përkrah vendeve të BE-së.", përfundoi Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.
Marrëveshja ka në fokusin e saj mbështetjen në aktivitetet shkencore, kërkimore, arsimore, trajnuese, mësimdhënëse, si dhe në ndërtimin e kapaciteteve dhe aktivitete të tjera, në ofrimin e ndihmës për institucionet demokratike në Evropë dhe në të gjithë botën. Ministri i Drejtësisë thekso se pjesëmarrja në këtë organizatë do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme jo vetëm në forcimin e kapaciteteve administrative, por dhe në nxitjen e reformave, që po ndërmerren në sistemin e drejtësisë, lidhur me proceset integruese të Shqipërisë, me fokus të veçantë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nëpërmjet kësaj organizate do të krijohen premisa te shkëlqyera për të bashkëpunuar me institucione, organizata dhe organizma të tjerë kudo në botë, në veçanti me organizata në sistemin e Kombeve të Bashkuara, për shkëmbimin e eksperiencave, ideve në ato fusha mbi të cilën kjo organizatë operon. /y.pa/
/Shqiptarja.com