Naftëtarët e Uzinës së Ballëshit kanë protestuar sërish pasi kanë 10 muaj pa u paguar. Rreth 500 punonjës kanë protestuar këtë të premte përpara derës së uzinës ku kanë kërkuar një përgjigje për mospagesën dhe për të ardhmen e tyre. Punonjësit e uzinës së ballëshit protestojnë sërish. Rreth 500 punonjës kanë protestuar përpara Uzinës.

Punonjësit e Uzinës së naftës në ballësh kanë protestuar sërish përpa hyrjes së kësaj uzine, pasi prej 10 muajsh nuk paguhen. Kjo është protesta e 40 që ata zhvillojnë por askush nga institucionet nuk ka reaguar opër tu dhënë një zgjidhje. Në protestën e kësaj të premteje kanë qenë afro 500 punonjës që kaanë kërkuar të drejtën e tyre. Minimalisht ata kërkrojnë një përgjigje se cili do të jetë fati i tyre në të ardhmen. 

Protesta e naftëtarëve ka qenë paqësore, edhe pse vihej re një numër jo i vogël i efektivëve që monitoronin këtë protest. Ata kanë deklaruar se nëse nuk do të ketë një reagim, atëherë do të përshkallëzojnë protestat.

Redaksia online
(a,t/shqiptarja.com)