Naftëtarët e "Stream Oil"
ankim METE-s

Naftëtarët e "Stream Oil"<br />ankim METE-s
Dje në ambientet e ministrisë së Ekonomisë, Tragtisë dhe Energjetikës përfaqësues të punëtorëve të puseve të naftës në zonat Kocul-Gorisht, përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve, përfaqësues të firmës Stream Oil, drejtues të kompanisë Albpetrol Sh.a e përfaqësues të ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale janë pritur nga ministri Nasip Naço.

Shkak për protestën është bërë pushimi nga puna i 109 punonjësve, të cilët janë lajmëruar në datën 20 dhjetor me anë të një zarfi nga "Stream Oil", se në kuadër të ristrukturimit të kompanisë do t'u ndërpriten marrëdhëniet financiare me ndërmarrjen. Naftëtarët kanë bllokuar më parë edhe rrugën nga Vlora në Tepelenë, ndërkohë që të tjerë kanë hyrë në grevë urie. Ata pretendojnë të paguhen sipas kontratave një vit nga kompania që i ka pushuar, ndërkohë që më pas duhet të marrin pagesë papunësie.

Por, kompania private i ka adresuar për zgjidhje te Albpetroli, kurse kompania shtetërore, që ka dhënë me koncension puset për shfrytëzim, deklaron se nuk ka punë në këtë çështje. "Ne kërkuam ballafaqim me ministrinë, "Albpetrolin" dhe "Stream Oil", sepse nuk jemi dakord me kriteret që janë aplikuar për shkurtimet. Në punë janë mbajtur njerëz partiakë dhe militantë të përkushtuar dhe janë hequr nga puna specialistët e mirëfilltë me eksperiencë. Ne nuk do të ndalim së kërkuari të drejtat tona deri në fund, në rast të kundërt do të bllokojmë puset e naftës", kanë kërcënuar naftëtarët e prekur nga reforma.

 "Ne nuk e kuptojmë se si na hedhin në rrugë pa asnjë sqarim. Ne nuk mund të ndalim reformat, por sipas Kodit të Punës kompania që ka marrë me koncesion puset e naftës Gorisht-Kocul, duhet të na paguajë", thanë ata. Naço siguroi punëtorët se do të ndërmerrte veprimet e duhura duke zhvilluar bisedime dhe negociata të nevojshme për zgjidhjen e kësaj çështje. Sipas ministrit, problemi do të marrë zgjidhje bazuar në të gjitha ligjet në fuqi. ah/shqiptrja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024