Nafta do të shitet me pakicë deri në 212 lekë për litër, ndërsa benzina deri në 181 lekë për litër. Këto janë çmimet tavan që Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të enjte (29 tetor) për tregtimin e karburanteve në vend.
Për tregtimin me shumicë, çmimi maksimal i naftës është caktuar 200 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës 169 lekë për litër.
Çmimet do të hyjnë në fuqi sot në orën 15:00 dhe do të mbeten të pandryshuara deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të përcaktohen çmimet sipas zhvillimeve në treg.
Bordi u ka kërkuar të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar pezullim të aktivitetit për ata që shkelin çmimet e përcaktuara.
Me përditësimin e sotëm, nafta pëson një ulje prej 1 lekësh ndërsa benzina me 9 lekë.







Komente
Komento