Nafta, Basha: Sot fikim makinat
5 minuta, nis pranvera e protestave

Nafta, Basha: Sot fikim makinat<br />5 minuta, nis pranvera e protestave
TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar se protesta e sotme për fikjen e makinave kundër çmimit të karburantit, do të jetë vetëm nisja e një vale protestash pranverore kundër qeverisë.

Në një dalje për mediat, Kreu i selisë blu, ripërsëriti thirrjen e opozitës për qytetarët që t’i bashkohen ditën e sotme protestës në orën 11:00  duke fikur makinën për 5 minuta, në shenjë revolte ndaj  çmimit të karburantit në vendin tonë. Kjo pasi sipas Bashës, ulja e çmimit që po ndodh në botë, nuk po reflektohet në Shqipëri. Përkundrazi, siç theksoi ai, në vendin tonë çmimi i karburantit është rritur 2 herë brenda vitit, dhe kjo për shkak të taksave të vendosura nga ana e qeverisë.

“Kjo është mendësia që i sheh njerëzit si skllevër të qeverisë. Një fjalë goje janë taksat për Ramën, iu shoh që mbaheni dhe nuk keni vdekur, u thotë kryeministri qytetarëve. Një fjalë goje është rritja e taksave. Por këto nuk janë fjalë goje, por qindra mijë orë mund të qytetarëve. Erdhi koha që njerëzit të mbrojnë veten. Erdhi koha t’i tregojmë qeverisë se nuk e pranojmë rritjen e taksave. Protesta e nesërme është vetëm hapja e një vale protestash pranverore që nuk do të lejojnë dyshen Rama-Meta të livadhisin. Nuk do të jetë Shqipëria atdheu i padrejtësive.” u shpreh në fjalën e tij Basha Fjala e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi