Çmimi i naftës pësoi rënie pas raportimeve për përparim në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit. Sipas tregjeve ndërkombëtare, nafta ka humbur rreth 10% të vlerës dhe është rikthyer nën kufirin e 100 dollarëve për fuçi pas disa javësh. Në këto orë, nafta amerikane WTI po kuotohet rreth 91 dollarë për fuçi.
Rënia vjen pas zërave për një rezultat pozitiv të bisedimeve mes Uashingtonit dhe Teheranit për një memorandum mirëkuptimi që synon t’i japë fund konfliktit dhe të hapë rrugën e një marrëveshjeje më të gjerë. Ndërkohë, Irani ka konfirmuar se po shqyrton propozimin amerikan me 14 pika. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme iraniane për CNBC dhe u raportua nga Reuters.
Drafti përfshin çështje kyçe si hapja e Ngushticës së Hormuzit, kufizimet mbi programin bërthamor iranian dhe heqjen graduale të sanksioneve amerikane.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump pezullon papritur operacionin 'Liria' në Hormuz, Pakistani: Amerika dhe Irani pranë marrëveshjes! Çmimi i naftës zbret nën 100 dollarë/fuçi







