Nafta bruto, çmimi ulet
sërish, kuotohet me 44 USD/fuçi

Nafta bruto, çmimi ulet<br />sërish, kuotohet me 44 USD/fuçi
Në mënyrë të papritur, kur mendohej se kishte arritur një nivel minimal dhe tani do të niste kurbën rritëse, çmimi i naftës bruto në tregjet botërore ka filluar sërish të ulet. Në Bursën amerikane një fuçi naftë West Texas Intermediate (WTI – nafta referencë amerikane, por edhe ajo arabe) tregtohet aktualisht me më pak se 45 dollarë për fuçi. Natyrisht, kjo ndikohet edhe nga rritja graduale, por e pandalshme, e vlerës së dollarit, i cili aktualisht po shkon drejt barazimit me euron. Pra, me më pak dollarë, mund të blihet më shumë mall.

Por, ulja e çmimit të naftës duket se ka edhe një shkak tjetër. Sikurse e prisnin një gjë të tillë ekspertët e tregjeve të lëndëve të para, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vijuar të prodhohet me shumicë naftë nga zonat me përbërje gjeologjike argjilore, madje në sasi të tillë, saqë rezervat amerikane të naftës, të vendosura prej dekadash me ligj të posaçëm, ndodhen tashmë në nivele rekord. Kjo po sjell mënyrë të pashmangshme një rënie të mëtejshme të çmimeve.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pranon se “amerikanet, pavarësisht rritjes së kërkesës së brendshme për karburante, duket se nuk dinë se ç’të bëjnë me gjithë atë prodhim të brendshëm…”!

Prodhimi i naftës nga vendet jo-anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës OPEC u rrit vetëm në muajin shkurt me 270 mijë fuçi në ditë, pothuajse e gjithë sasia nga SHBA.

E gjithë kjo pritet të ndikojë jo pak mbi ekonominë globale. Përdoruesit e karburanteve do të përballen me fatura më të lira, por vendet, ekonomia e të cilëve bazohet fuqimisht tek të ardhurat nga nafta, ku përfshihen jo vetëm vendet arabe, por edhe Rusia psh, do të kenë problem përballë hyrjeve më të pakta në buxhet.
Ndërkohë, shqiptarët do të rrinë në pritje të një uljeje të mundshme të çmimit në pikat e karburantit, të cilat e rritin atë menjëherë sapo rritet paksa çmimi në bursa, por “harrojnë” ta ulin kur ndodh procesi i kundërt… 

cmimi i naftes

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj 

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj