Nafta me çmim rekord, Bogdani:
Qeveria po bën sehir,të heqë taksën

Nafta me çmim rekord, Bogdani:<br />Qeveria po bën sehir,të heqë taksën
TIRANË - “Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri, më i shtrenjti në rajon e më gjerë duke ndikuar në shtrëngimin edhe më tej të jetesës”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike.

Bogdani tha se çmimi i naftës vazhdon të rritet duke kapur shifra rekord, ndërkohë që qeveria nuk reagon ndaj kësaj “plage ekonomikë”,- siç e quan ai.

Më tej Bogdani tha se edhe pse qytetarët ndodhen në këtë situatë, kryeministri Rama vijon ti mbajë të larta edhe taksat mbi qarkullimin.
 
Çmimi i naftës në Shqipëri po arrin shifrat rekord duke shkaktuar dhe më shumë kosto e varfëri tek qytetarët, ndërsa qeveria vazhdon të kundrojë nga larg këtë plagë ekonomike. Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri, më i shtrenjti në rajon e më gjerë, duke ndikuar në shtrëngimin edhe më tej të jetesës. Ndërkohë, Edi Rama vazhdon me kokëfortësi te mbaja taksat e rritura mbi qarkullimin duke refuzuar të ulë keshtu çmimin e naftës”, - tha Bogdani
 
Bogdani tha se Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të heqë taksën e qarkullimit dhe të ulë kështu çmimin e naftës e të lehtësojë jetën e shqiptarëve

“Shqipëria është i vetmi vend që çmimi i naftës vazhdon të rritet ndërkohë që prej dy vitesh nuk rriten me asnjë qindarkë pagat e pensionet. Nga këto tarifa e çmime skandaloze po përfitojnë miqtë dhe klientet e qeverisë, që pasurohen çdo ditë në kurriz të qytetarëve. Partia Demokratike i bën sërish thirrje qeverise të heqë taksën e qarkullimit dhe të ulë kështu çmimin e naftës e të lehtësojë jetën e shqiptarëve”, - tha më tej Bogdani.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi