GREQI - Kërkimet për zbulimin e burimeve të naftës dhe të gazit në detin Jon, kryhen kundër protokollit të mjedisit dhe ligjeve europiane, këtu ka deklaruar sot eurodeputeti i PASOK, Kriton Arsenis.
Sikundër thotë Eurodeputeti, ndërkohë që parashikohet prezenca e të paktën shtatë aparaturave moderne në anijen norvegjeze gjenden vetëm dy të tilla.
Një gjë e tillë mund të sjellë pasoja për ambientin dhe kafshët detare të zonës (delfinët dhe fokat), të cilat mbrohen me ligjet ndërkombëtare të miratuara nga BE dhe OKB.
Sipas tij vërehet një mungesë serioziteti në fillimin e këtyre kërkimeve, të cilat duhet të analizoheshin më mirë dhe me më tepër kujdes,
Eurodeputeti, ka paraqitur një pyetje urgjente në Komisionin Europian dhe kërkon që t’i imponohet Greqisë, kërkesa për ruajtjen dhe përmbushjen e të gjitha kushteve që paralikon legjislacioni europian për ruajtjen e mjedisit.
Ky qëndrimi i Eurodeputetit grek, ka sjellë reagimin e PASOK, të cilët janë befasuar nga deklaratat e Arsenis dhe me një deklaratë ironike, janë përpjekur që të distancohen nga qëndrimi i tij:
“Eurodeputeti Kriton Arseni, duhet të jetë i sigurtë se pasuria detare dhe ambienti i detit Jon, janë më pak në rrezik nga studimet e kërkimet, se sa janë banorët e Greqisë, nga iniciativat e disa eurodeputetëve grekë”, thuhet në përgjigjen e sekretarit të grupit parlamentar të PASOK.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Bufi: Berisha e dinte për rezervat nën det