Nafta në Shqipëri vazhdon të mbetet më e shtrenjta në rajon dhe kjo po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve, tha të premten Erisa Xhixho e Partisë së Lirisë, e cila solli në vëmendje projektligjin e propozuar prej kësaj partie për uljen e çmimit të karburanteve.  

Në një video të postuar në rrjete sociale, deputetja dhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë kërkoi miratimin me urgjencë të nismës që kërkon pezullimin e dy taksave sepse sipas saj 60% të çmimit aktual të naftës përbëhet nga taksat.

Çmimi i naftës është shqetësimi i çdo qytetari sot. Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon. Ne paguajmë rreth 1.83 euro për litër. Në Kosovë rreth 1.18 euro. Në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi rreth 1.27 euro. Për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, është paralajmëruar rritja e mëtejshme e çmimit të naftës, e cila do të ndikojë direkt te çmimet e të gjitha produkteve të shportës  nga buka, qumështi, vaji etj . Prandaj, Partia e Lirisë ka propozuar Projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve, duke pezulluar dy taksa. Pasi sot 60% e kostos së naftës e përbëjnë taksat, duke qenë një barrë për familjet dhe bizneset e ndershme . Ndaj Pr/Ligji i Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës, duhet miratuar me urgjencë si një masë ekonomike dhe sociale në dobi të çdo qytetari” tha Xhixho

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E sakt: 06/03/2026 16:19

    Jepi parat e vjedhura qe i ke dhen babait pastaj te besojm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 4 Mars, 21:56

    Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?