Prej pak ditësh një kompani e re ka marrë administrimin e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh. Kompania e re ‘Bylys Energy’, e cila është n/kontraktore ka nisur lëvizjet për të rivendosur në punë uzinën, e cila është e mbyllur prej rreth një viti. Por, pavarësisht se kompania ka nisur punën për të rikthyer në gjendjen e mëparshme uzinën, naftëtarët janë ngritur duke protestuar sërish sot. Ata shprehen se kompania nuk parashikon shlyerjen e detyrimeve për pagat e prapambetura, ndërsa po lidh kontrata selektive. Naftëtarët sindikalistët shprehen se janë kundër firmosjes së kontratave individuale, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e kryeministrit për pagat e prapambetura.
Pjesë e protestës janë edhe punëtorët e ndërmarrjes së import-eksport Vlorë, 24 punëtorët kanë rreth 2 vjet pa u paguar. “Jemi pa paga dhe të para garantuar para ligjit. Kërkojmë pagat e prapambetura nga firma prej një viti. Kryeministri na premtoi vënien në punë të uzinës por nuk i ka mbajtur premtimet për pgat e prapambetura. Kërkojmë vënien në funksion statusin e naftëtarit” u shprehën ata ndër të tjera gjatë protestës para uzinës.
Kolë Nikolla që është president i Konfederatës së Sindikatave u shpreh se uzina është me keq se Gërdeci, ndërsa bëri edhe një paralajmërim. “Uzina eshte e jona dhe ta mbajme me cdo rruge demokratike. Ne duam pune kerkojme pune me standarde e me rregulla. Te bashkohemi per te qene Zot i djerses dhe gjakut tone. Uriza eshte e punetoreve dhe askush nuk mund te tallet me ta. Punetoret nuk jane skllevër. Kryeministri mashtroi Mallakastrën. Uzina eshte me keq se Gerdeci nese ne nuk jemi ne krye te detyres. Paralajmerojme se neser do futemi brenda ne uzine” deklaroi ai.
Edhe pse është një nga asetet më të shtrenjta që ka vendi ynë, rafineria e naftës së kompanisë ARMO është mbuluar me dyshime e hije skandali për shkak të privatizimeve të njëpasnjëshme. E fundit kompani që e kishte në administrim ishte IRTC. Në 1 shtator të vitit 2016 kompania Ioninan Refining and Trading CO– shkurt IRTC, mori në ruajtje pas sekuestrimit nga bankat asetet e ARMO. IRTC, e regjistruar fillimisht në ishujt Virgjin Britanikë, kishte në krye të Këshillit Mbikqyrës Mustafa Abu Naba’a- biznesmen domenikan i njohur në arenën ndërkombëtare të tregtisë së naftës bashkë me Harry Sargeant.
Ky i fundit u shfaq si përfaqësues i grupit investitor në rafinerinë e Ballshit shtatorin e 2016, gjatë inspektimit që i bënë rivënies në punë të uzinës. Ndërkohë që Sargeant doli nga skena, prej dhjetorit 2016, administratori i IRTC në Shqipëri u emërua Mitat Sulaj, vëllai i pronarit të kompleksit ‘Taiwan’ në Tiranë, Besnik Sulaj. Nga marrja në administrim dhe deri në momentin që puna u bllokua dhe u kompania u largua, kishte akumuluar shumë borxhe ndaj të tretëve dhe punëtorëve.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.7%
-
Jo
38.1%
-
Nuk e di
13.3%
Vota total: 1934
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Ja si paraqitet situata në gjithë vendin, cilat janë rrugët e bllokuara
13 Janar, 22:40
-
Spahiu: As në Afrikë nuk gjen një lider politik që kërkon 35 vjet të rikthehet në pushtet
13 Janar, 22:25
-
Spahiu: Vota me postë s’është e fshehtë dhe do manipulohet më lehtë se në Shqipëri
13 Janar, 22:09
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Vota e diasporës/ Kikia: Si do votojnë shqiptarë do jetë komike, nuk ka fshehtësi dhe do votohet kolektivisht! Nesho: E vështirë të jetë e lirë
13 Janar, 21:44
-
Spahiu: Rreziku i votës emigrantëve me postë, është vota kolektive familjare ose blerja nga sipërmarrësit
13 Janar, 21:33
-
Atentati në Novoselë, ja momenti kur makina e viktimës largohet nga vendi i ngjarjes (VIDEO)
13 Janar, 21:24
-
Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis
13 Janar, 20:50
-
Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës
13 Janar, 20:37
-
U ekzekutua në Novoselë, Kristian Marku ishte nip i Martin Bardhit të vrarë në shtator 2023 më Rrëshen
13 Janar, 20:10
-
Policia gjen 10 gëzhoja në vendin e ngjarjes, viktima me precedentë për vrasje të mbetur në tentativë
13 Janar, 20:04
-
Pasta Diamond fiton çmimin ndërkombëtar 'Superio Taste Award 2025'
13 Janar, 20:03