Nafta, PD:E hëna, hapi i I i protestës
  Balla: Të hiqet taksa e Berishës

Nafta, PD:E hëna, hapi i I i protestës<br />  Balla: Të hiqet taksa e Berishës
Partia Demokratike thotë se e hëna është vetëm hapi i parë i një proteste mbarëkombëtare kundër çmimeve të larta të energjisë dhe naftës, kundër taksave të larta, kundër arbitraritetit e padrejtësisë. Grida Duma, Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, në një deklaratë për mediat theksoi se drejtuesit e mjeteve në mbarë Shqipërinë do të ndalojnë e fikin makinat për 5 minuta, në shenjë proteste kundër çmimit të lartë të naftës, kundër rrjepjes e varfërimit të qytetarëve dhe pasurimit të klientelës korruptive Rama-Meta. Sipas Grida Duma, fakt është që në çdo litër naftë që blejnë, qytetarët paguajnë 1008 lekë taksa për qeverinë  Deklarata e plotë e Grida Dumës për protestën e së hënës

Çmimi i naftës, Balla: Të hiqet taksa e Berishës për ngjyrosjen e karburantit
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes rrjetit social “Facebook”, ka reaguar ndaj thirrjeve të Partisë Demokratike për protestë në lidhje me çmimin e Naftës, por gjithashtu ka apeluar për heqjen e taksës për ngjyrosjen e karburantit që është vendosur nga qeveria Berisha.
 
“Ne respektojmë çdo formë reagimi edhe proteste nga opozita. Berisha ka firmosur taksën për ngjyrosjen e karburantit, duhet të hiqet. A e mbështet PD heqjen e taksës "ZEN" tek karburantët?!”- shkruan Ball anë rrjetin e tij social.
 
Gjithashtu deputeti socialit teksa thekson se kur Berisha iku e la çmimin e naftës 1950-1980 lekë litri, ndërsa sot është më lirë shton edhe se në çmimin ndikon edhe rritja e vlerës së dollarit në krahasim me lekun.Statusi i plotë i Taulant Ballës për çmimin e naftës


Redaksia Online
(g.f/a.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën