Përfaqësues të Nismës “Thurje”, iu drejtuan me një listë pyetjesh anëtarëve të Bordit të Tranparencës, në lidhje me çmimet e karburanteve. Përfaqësuesit e “Thurje” kërkojnë transparencë për çmimet në hyrje të karburanteve dhe fitimet që kanë pasur kompanitë që i tregtojnë. Sipas tyre, rritja e çmimeve të karburanteve duhet të ketë transparencë.
“Qeveria krijoi dhe ka në funksion prej afro 3 muaj një “Bord Transparence” për rregullimin e çmimeve të hidrokarbureve. U krijua për transparencë, por transparencën nuk po e bën as si gjë të fundit. Delina Ibrahimaj, Belinda Balluku, Ceno Klosi, Denar Biba dhe përfaqësuesit e kompanive më të mëdha të karburantit, mblidhen kokë më kokë dhe përcaktojnë çmimin sipas oreksit të tyre.
![]()
Në bursë, nafta ka qenë në rënie, ndërsa në Shqipëri çmimi po kapërcen shifra të çmendura, si kurrë më parë. Ne duam të dimë: Me çfarë çmimi e blen Shqipëria karburantin nga jashtë? Me çfarë çmimi zhdoganohet? Sa është sasia e blerë? Si e përllogarit Bordi çmimin? Sa fitim kanë deklaruar kompanitë e karburanteve për 3 muaj?
Ne e dimë sa para kanë humbur shqiptarët që nga krijimi i Bordit por duam të dimë sa parà ka fituar qeveria me këto çmime? Asnjë e dhënë publike për 3 muaj, vetëm zhvatje e xhepave të qytetarëve që makinën nuk e kanë luks por nevojë të përditshme ditore.
Bëni transparecën e premtuar!”, thuhet në deklaratën e Nismës Thurje.

