Çmimi i naftës amerikane bruto është ulur në nivelin e korrikut të vitit 2009, në 65 dollarë për fuçi, duke shënuar çmimin më të ulët që prej 5 vjetësh. Megjithatë, kjo ulje drastike çmimi është reflektuar pak në tregun shqiptar. Sipas statistikave që nga janari i këtij viti, nafta në tregun shqiptar ka rënë me 12 lekë për litër, apo me rreth 7%, ndërsa në botë, nafta referencë europiane Brent, ka zbritur nga 105 dollarë për fuçi në rreth 66 dollarë aktualisht , apo thënë ndryshe, me 37për qind.
Venezuela, Irani dhe Iraku, të tre vende të OPEK-ut me prodhim të lartë, propozuan uljen e prodhimit me 30 milionë fuçi në ditë, por vendet e tjera, të udhëhequr nga Arabia Saudite, Katari dhe Abu Dabi vendosën për të kundërtën.
Sipas analistëve, një masë e tillë i shkakton humbje të mëdha Rusisë, kostoja e nxjerrjes së naftës të së cilës është më e lartë se ajo e vendeve arabe dhe ndërmarrjet gjigande të saj ndodhen në situatë të vështirë financiare, me rreth 160 miliardë dollarë borxhe për të shlyer.
Ndërkohë, një arsye tjetër është edhe vendimi amerikan për të lejuar prodhim të naftës e gazit nga shkëmbinjtë e shtufit në SHBA, që rrit shumë prodhimin e këtij vendi, por gjithsesi ka kosto që e nxjerr fitimin në çmime tregu rreth 100 USD, ndërkohë që nafta arabe edhe me 40 USD ka fitim, falë kostos shumë të ulët të prodhimit në shkretëtirë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4018
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor, 22:57
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar
7 Nëntor, 13:28
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars, 17:16
-
Rusia tejkalon Arabinë Saudite për furnizim të Kinës me naftë
21 Janar, 17:49