Naftë pa cilësi dhe bombola  pa
kriter, IQT gjobë 98 karburanteve

Naftë pa cilësi dhe bombola  pa<br />kriter, IQT gjobë 98 karburanteve
TIRANË - 98 karburante janë gjobitur nga Inspektorati Qendror Teknik. Mbushja e bombolave të gazit jashtë kritereve ligjore tregtimi i naftës dhe benzinës me përmbajtje e squfurit jashtë normës së lejuar, janë disa nga shkeljet që kanë gjetur inspektorët e IQT.
 
Masa e gjobës varion nga 100 mijë deri në 1 milionë e 500 mijë lekë, ndërsa për 11 karburante është dhënë urdhër bllokimi. 

Më shumë se 40 pika karburantesh kanë rezultuar se kanë shkelur nenin 15 të ligjit duke mbushur bombola me gaz të lëngshëm për përdorim rezidencial në pikat e autogazit. Mungesa e dokumentacionit të plotë të përcaktuar nga ligji ka çuar në ndëshkimin edhe të dhjetëra subjekteve të tjera ndërsa në tre raste është ndërmarrë sanksion me gjobë për probleme me cilësinë, respektivisht pikën e flakërimit dhe përmbajtjen e squfurit jashtë normave të lejuara”, - thotë Inspektorati Qendror Teknik.

Vlera totale e gjobave kap një shifër prej 74 milionë lekë. Aksioni i Inspektoratit Qendor Teknik ka nisur prej disa muajsh, ku janë marrë mbyllur dhjetëra pika karburantesh dhe janë marrë masa me gjobë për qindra të tjerë.

PDF/ Ja lista e karburanteve te gjobitura 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Eksperti rrugor: Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, problem shpejtësia tej normave

Eksperti rrugor: Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente, problem shpejtësia tej normave