Naftëtarët e ARMO në Tiranë
protestë te Kryeministria

Naftëtarët e ARMO në Tiranë<br />protestë te Kryeministria<br /><br>
Naftëtarët e rafinerisë së naftës ARMO janë ndarë në dy grupe. Disa prej naftëtarëve kanë qëndruar në Fier ku edhe zhvilluan nga ambientet e Prefekturës një videokonferencë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat Ahmetaj e Gjiknuri, grupi tjetër ka mbërritur në Tiranë për të kërkuar takim me ministrin e Energjetikës. Në këto momente ata po protestojnë përpara Kryeministrisë. 

Përgjigjet e marra nga kryeministri dhe ministrat gjatë videokonferencës për shqetësimet e tyre lidhur me pagat e prapambetura prej 16 muajsh, statusin e naftëtarit dhe rinisjen e punës në rafineri, kanë qenë të pamjaftueshme për naftëtarët. Ata kanë paralajmëruar se do përshkallëzojnë protestat. 

"Jemi 1200 punëtorë që s'kemi marrë pagat, kemi 16 paga të prapambetura që nga viti 2015. Kemi rrogat e 2015, janë 10 rorga, dy rroga i kemi të 2017, dhe një rrogë e 2018. Kemi qenë në grevë këto, në bazë të kontratës që kemi bërë me firmën, ne jemi në punë", u shprehën naftëtarët e ARMO. 

Ata nuk janë pritur në takim nga ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, çka ka bërë që naftëtarët të nisen në drejtim të Kryeministrisë për të protestuar. 

naftetaret tirane
(Naftetaret e ARMO sot gjate protestes ne Tirane) 

naftetaret tirane
(Naftetaret e ARMO sot gjate protestes ne Tirane)

naftetaret tirane
Naftetaret e ARMO sot gjate protestes ne Tirane 

Ndërkohë, naftëtarët e ARMO vijojnë protestën paralelisht dhe në Fier me të njëjtat kërkesa pagat e prapambetura, statusin e naftëtarit dhe rifillimin e punës në rafineri. 

naftetaret fier
(Naftetaret e ARMO sot gjate protestes ne Fier) 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore