Teksa naftëtarët e 'Bankers Petroleum’ kanë hyrë në ditën e dhjetë të grevës së urisë dhjetëra qytetarë e mbështetës u mblodhën këtë të premte para Ministrisë se infrastrukturës dhe Energjisë, Tiranë.
Me pankarta në duar si ‘Uria e tyre është turpi i një shteti të pasur me naftë të varfër me drejtësi’, qytetarët me këtë protestë kërkojnë reagim nga institucionet për ndërmjetësim për shkak të përkeqësimit te gjendjes shëndetësore te naftëtarëve.
Nga ana tjetër ata kërkojnë që punonjësit të kenë kushtet minimale në punë dhe një pagë dinjitoze.
“Dita ditës situata po përkeqësohet. Nuk po e marrim vesh pse nuk ka një reagim nga institucionet, apo kryeministri. Ajo kompani po shfrytëzon të gjithë pasurinë tonë. Nuk mund të paguhet me një pagë qesharake një naftëtar që përballet me vështirësi. Greva mund të vijojë edhe në vazhdim. Nëse nuk na bëni sikur na shikoni do të protestojmë edhe para kryeministrisë”, tha Renato Tahaj, inxhinier i sigurimit teknik në Bankers.
Lajmi kryesor:
Fier/ Naftëtarët e ‘Bankers Petroleum’ prej 10 ditësh në grevë, punonjësit protestë para kompanisë: Inxhinierë, por të mjerë! Grevisti: Derisa të vijë të na marri ambulanca këtu do të jemi








