Naftëtarja- Ramës: kur të shkoj fëmija im të blejë bukë, atëherë do dal nga greva! Nuk kemi bukë o vëllezër, e kam thirrje nga shpirti

Nuk është ultimatum për kryeministrin greva, thonë një nga naftëtarët, por është mjeti ekstrem që zëri të dëgjohet në kushtet kur varfëria është ulur këmbëkryq në shtëpitë te tyre. Një nga naftëtarët i ka kthyer përgjigje, kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se nuk kanë bukë për të ngrënë.

"Kur do që të vij këtu e ka rrugën hapur nga Tirana deri në këtë dhomë. U kam bërë thirrje të gjithë grave, ne nga greva nuk dalin, nuk është presion, kërkojmë pagat e prapambeture, pastaj kur të shoh që fëmija im do shkoj të blejë bukën e ndal grevën urgjentisht dhe negociojë. Rama të shkojë në administratën e Uzinës dhe hidhen lekët e prapambetura dhe unë të iki në shtëpi. Nuk kemi bukë për fëmijët o vëllezër, e kam thirrje nga shpirti. Më kërkon vajza "ma ku të kërkoj bukë sot". I gjithë Ballshi, Fieri Mallakastra, nuk vëmë ultimatume, jemi zonja që duam bukë për fëmijët, e mirëpresim dhe do të jetë një fitore e madhe po të hedhë pagat dhe të vijë të negociojë", tha naftëtarja.


Lajmi kryesor:

Rama: E thjeshtë, dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë! Naftëtarja: Kur fëmija im të shkojë të blejë bukë, atëherë do iki në shtëpi


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë