Enver Stafuka i cili ka qenë i përfshirë si i dyshuar edhe në vjedhjen e automjetit që u përdor në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, u rrëmbye nga tre persona me uniformë policie.
I kontaktuar nga A1 Report, Naim Stafuka konfirmon se vëllai i tij ishte në kafe bashkë me Durim Bamin disa momente para se ta rrëmbenin dhe se kur ai ka dalë e ka lënë në kafe Bamin dhe shokët e tjerë.
"Po vëllai im ka qenë duke pirë kafe me 2-3 shokë, aty ishte edhe Durimi. Pas kafes vëllai ka dalë nga lokali, aty e kanë pritur personat që e rrëmbyen. Siç dallohet edhe në video."- tha Naim Stafuka.
Naim Stafuka shton se Durim Bamin kanë njohje flëminore dhe nuk ka asnjë lloj dyshimi te ai apo familja e tij.
Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë të një lokali në qendër të qytetit të Fushë-Krujës duket 48-vjeçari Enver Stafuka nga fshati Larushk i Krujës, që del vetëm prej tij në orën 19:46:15 minuta dhe tenton të hipë në makinën e vet, por ndalohet dhe futet me forcë në një mjet tjetër nga tre persona që ishin të veshur me uniformë policie
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)