TIRANE- “Ishte fillimi i muajit Korrik të vitit 2013, kur me të marrë vesh për garën për të zgjedhur kreun e ri të Partisë Demokratike, më lindi idea për të paraqitur edhe unë kandidaturën time si njëri nga anëtarët më të vjetër të kësaj Partie, si dhe kontribues në proçeset Demokratike në Shqipëri”-kështu e nis rrëfimin e tij për gazetën Shqiptarja.com, Bujar Nallbani. “ Sekretaria e komisionit të kandidaturave pranë Partisë Demokratike e pranoi kandidaturën dhe e regjistroi edhe në librin e protokollit” –vazhdon më tej tregimin e tij Nallbani-“ndaj në këtë moment u ndjeva optimist, pasi kisha edhe unë kontributin tim në këtë Parti, sado i vogël dhe modest që mund të kishte qenë”.
Por çndodhi pasi kishte përfunduar proçesi i përfundimit të paraqitjes së kandidaturave?
“Tre ditë më pas u mblodh Komisioni për zyrtarizimin e kandidaturave,ku morën pjesë e gjithë Kryesia e Partisë Demokratike, dhe vetëm një ditë më pas pasi shkova për tu interesuar, mu tha shprehimisht se- “Unë nuk figuroj si anëtar në Listat e Partisë Demokratike, prandaj edhe kandidatura e ime nuk ishte pranuar”-thotë Bujar Nallbani për Shqiptarja.com, duke shtuar –“Është për tu çuditur ky fakt pasi unë jam anëtar i kësaj Partie qysh prej janarit të vitit 1991 në listat e anëtarësimit të saj, ndërsa teserën e parë e kam marrë në Shkurt të vitit 1993”.
Bujar Nallbani deklaron se – “Qysh prej vitit 1991 , kam marrë pjesë në Komisionet Zgjedhore në pothuajse të gjitha fushatat zgjedhore të organizuara në Shqipëri, dhe kam përfaqësuar gjithmonë subjektin politik (Partia Demokratike), në Komisionet zgjedhore të cilat kanë ushtruar aktivitetin e tyre në shkollën 9 Vjeçare Fan Noli. Në të gjitha këto raste të fushatave kam qenë në statusin e sekretarit dhe kryetarit të Komisionit Zgjedhor në zonën timë si përfaqësues i Partise Demokratike ku kam mbrojtur edhe interest e kësaj Partie. Kujtoj që kjo është edhe zona ku unë banoj, pranë sheshit Avni Rustemi” përfundon fjalën e tij Bujar Nallbani.
Nallbani kujton se në këtë qendër votimi është regjistruar e vetmja fitore për subjektin politik (PD), vetëm gjatë zgjdhjeve vendore të vitit 2011, ku fitoi z. Basha si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të gjitha rastet në këtë qendër votimi kanë fituar Partitë e majta.
Edhe gjatë proçesit të votimit për Kryetarin e ri të Partisë Demokratike nuk mu dha e drejta e votës
“Pasi e superova faktin skualifikimit nga gara për kryetarin e ri të partisë Demokratike në datën 22 Korrik 2013, iu drejtova kutive të votimit të një qendër e instaluar në Partinë Demokratike për të dhënë edhe unë verdiktin me anën e votës për Kryetarin e ri të partisë Demokratike, por edhe kësaj rradhe më ndoqi i njëjti paradoks dhe filozofi si në rëstin e kandidaturës sime të skualifikuar për kryetar të partisë Demokratike. Mu komunikua se nuk ekzistonte emri im në listat e anëtarëve të Partisë Demokratike. Kjo është një ironi në frymën e një Partie që mban emrin Partia Demokratike” Më tej nallbani thotë se-“Në këtë rast nuk u lejova të votoj pasi përgjigja e komisionerëvë ishte se pas rinovimit të teserave, pra të anëtarëve pas vitit 1997, në sistemin kompjuterik emri im nuk rezultonte më si anëtar i partisë Demokratike”
Nallbani citon-“Më lind e drejta që të nxjerr konkluzionin se në Partinë Demokratike e kanë dashur kontributin tim, vetëm për ti shërbyer sa herë që ka qenë e nevojshme në proçeset zgjedhore, si komisioniner i kësaj Partie, Kryetar apo sekretar në komisionin e Qendrës së Votimit, e instaluar në shkollën Fan Noli(në zgjedhjet për pushtetin qendror të vitit 2013 KQV me numër 1732 fraksion 2, pranë Pazarit të Ri), duke më mohuar të drejtën themelore të një anëtari të Partisë për të shprehur vullnetin e tij me votë”.

Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com