TIRANE - Nuk ka munguar as deputeti më i vjetër i Kuvendit, pas Berishës dhe me shumë gjasa për të hapur sesionin e ri parlamentar, Namik Dokle që të komentojë zgjedhjet për kreun e PD dhe për deklaratat e kreut të ri të sapozgjedhur Lulzim Basha. “Asgjë e re matanë gardhit! Asnjë ndryshim në partinë që përdor slloganin "ne jemi ndryshimi". Olldashi të paktën, e bërri garën partiake me slloganin "Fillim i ri" por e gënjeu mendja se mund të ketë fillim të ri në atë parti familjare!

Për slloganin që përdori, u përball me falangat e "vazhdimësisë" berishoide, që manipuluan listat deri në atë shkallë sa që nga 105000 anëtarë, votuan vetëm 41000, kompromentuan fshehtësinë e votës me numrat serialë dhe arritën "fitoren plebishitare" për familjen partiake!”, ka deklaruar deputeti socialist Namik Dokle në profilin e tij në faqen e rrjetit social, Facebook “Po Luli?! Do të vazhdojë, si edhe në fushatë, të vetëfryhet si tollumbace! Por lodhet kot i shkreti, sepse "gazi" që e fryn nuk është i veti”, deklaron Dokle duke aluzuar fort se ai është një vegël në duart e Berishës në krye të PD, pasi kryetari real në këtë parti dhe pas 23 vitesh është vetë Sali Berisha.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)