TIRANE- Deputeti i PS-së në qarkun e Shkodrës, Namik Kopliku i cilëson si provokime të përsëritura zgjedhjet e Presidentit për në Gjykatën e Lartë dhe së fundmi për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Kopliku deklaron se njësoj si Nishani, personat e propozuar prej tij në pozicione të caktuara kushtetuese nuk janë të përshtatshmit. Pjesëtari i komisionit të posaçëm për Reformën Territoriale shprehet i bindur se me ndarjen e re administrative-territoriale njësitë e reja do të përfitojnë më shumë investime.