Një shqiptar me emrin Astrit Kapaj pret sot dënimin nga një gjykatë në Britani, pasi akuzohet se me grabitjet e tij, ka përfituar një pasuri prej 5 milion paundësh.
43-vjeçari i martuar dhe pronar i një dyqani, jetonte në Altrincham të Manchesterit dhe është arrestuar nga policia britanike në shkurt të këtij viti. Ai akuzohet se përgjatë një periudhe 10-vjeçare terrorizoi lagjet e pasura në jugperëndim të Londrës. Pre e grabitjeve të tij kanë ranë edhe tenisti Boris Becker dhe futbollisti Nicolas Anelka.
Astrit Kapaj, i quajtur "Banditi i Wimbledon " është deklaruar fajtor për 26 vepra.
Teksa doli para gjykatës së Kingston në Prill, ai pranoi 21 grabitje, vjedhjen e bizhuterive dhe parave kesh me vlerë 497 mijë paund.
Mediat e huaja raportojnë, se Shefi i inspektorit Dan O'Sullivan tha: "Ky shkelës ishte me të vërtetë i përpiktë në mënyrën se si kryente vepra penale, ai ishte shumë i durueshëm, kalonte kohë duke vëzhguar shtëpitë e njerëzve dhe priste momentin e duhur të dilte, duke e bërë atë një zuzar shumë të mirë .
Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e enjte, detektivët e përshkruajtën grabitësin shqiptar si “të disiplinuar dhe të duruar”. Ata thanë se ai ishte “i organizuar dhe diskret”.
.jpg)
Madje disa nga viktimat, as që ishin në dijeni se ata ishin vjedhur. Ai ishte shumë i ndërgjegjshëm që të mos lëvizte asgjë në shtëpi, nëse ai lëvizte gjërat, i vinte përsëri në vend.
Ai ngjitej nga tubacionet e kullimit të ujit për të shmangur alarmin, lyente me bojë dritat me sensorë dhe për të fshehur fytyrën përdorte një copë.
Megjithatë, në vitin 2016, përmes ADN-së, detektivët arritën ta lidhnin shqiptarin me grabitjet e kryera prej tij.
Policia beson se bizhuteritë e vjedhura nga Kapaj mund të jenë shkrirë dhe shitur për kumar, pasi shtëpia e tij ishte ‘normale’ dhe shqiptari nuk bënte jetë luksoze.
“Besojmë se i ka harxhuar vetë të gjitha, nuk ka prova që i ka shpenzuar paratë tek familja”, tha një oficer policie.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.9%
-
Pak
20.2%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 903
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Vrau rumunin me thikë për pazaret e drogës, arrestohet pas katër vitesh shqiptari i dënuar me 22 vite burgim! U kap pas rikthimit në Fermo për një problem familjar (FOTO)
26 Mars, 18:17
-
Shiste kokainë mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Bellizona! Në pranga dhe ortaku zviceran që e kishte strehuar
25 Mars, 19:59
-
Itali/ Trafikonte drogë ‘El Chapo’, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Romë! Kishte shkuar ‘mysafir’ tek një mik, shoku tjetër deportohet
25 Mars, 15:32
-
Itali/ Hedh nga dritarja e makinës kokainën që të mos e kapnin karabinierët, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Perugia
24 Mars, 19:28
-
Greqi/ Shqiptari ishte kthyer në ‘terrorin’ e hoteleve, arrestohet 37-vjeçari! PAMJET kur kërcënon punonjësit dhe grabit me pistoletë lodër! 5 sulme në seri, i gjendet dhe drogë
24 Mars, 17:44
-
Milano/ Po trafikonin 90 kg marihuanë me kamion, arrestohen 39-vjeçari shqiptar dhe rumuni! U gjenden dhe 20 mijë euro cash nga shitja, ‘dhomë sekrete’ për mallin
24 Mars, 16:24
-
Itali/ Trafik kokaine dhe kraku të fshehur në kuti karamelesh, arrestohet 25-vjeçari shqiptar! E shpërndante në makinë me qira
24 Mars, 16:04
-
Spanjë/ Grabisnin banka dhe farmaci, vihen në pranga 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë
23 Mars, 20:08
-
Itali/ Shiste për 50 euro çdo gram kokaine, arrestohet 50-vjeçari shqiptar! Dhomën e hotelit e kishte kthyer në bazë droge, dyshohet si anëtar i një organizate trafiku
22 Mars, 15:22
-
VIDEO/ Kombëtarja lë pas humbjen me Anglinë, stërvitet në Londër para Andorrës! Tremb gjendja e Strakoshës
22 Mars, 14:19
-
VIDEO/ Humbja me Anglinë, Sylvinho pas ndeshjes: Flas me Wengerin kur kam probleme, besoja te barazimi
22 Mars, 09:54
-
Botërori 2026/ Kombëtarja 'fut ujë' në mbrojtje, Anglia mposht 2-0 Shqipërinë në 'Wembley'! Historia përsëritet për 'Tre Luanët'
21 Mars, 15:59
HA TANI BURGUN FSHATAR I PAPARE DHE BABEZITUR.
Përgjigju