Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi është shtruar në spital pasi “pësoi një dëmtim” gjatë një angazhimi zyrtar në Luksemburg, njoftoi zëdhënësi i saj.
Pelosi, 84 vjeçe, gjendej në Evropë për të shënuar 80-vjetorin e Betejës në Ardene, mes Belgjikës dhe Luksemburgut, në Luftën e Dytë Botërore.
Zëdhënësi i saj, Ian Krager, tha përmes një deklarate se zonja Pelosi “po merr trajtim të shkëlqyer nga mjekët dhe profesionistët e mjekësisë” dhe nuk është në gjendje të jetë e pranishme në pjesën e mbetur të ceremonive dhe takimeve të parashikuara në kuadër të vizitës së saj. Ai nuk dha ndonjë hollësi shtesë mbi dëmtimin që kishte pësuar zonja Pelosi. Zonja Pelosi “pret me padurim të kthehet së shpejti në shtëpi, në Shtetet e Bashkuara”, tha zëdhënësi Krager.
Nancy Pelosi, e cila u zgjodh për herë të parë në 1987 dhe shërbeu dy herë si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, dha dorëheqjen nga posti dy vjet më parë, por qëndroi në Kongres dhe në nëntor u rizgjodh për të përfaqësuar qarkun e saj të San Franciskos.
Ajo ka qenë aktive përgjatë dy viteve të fundit, që kur la postin e lartë, duke punuar me demokratët larg syve të opinionit, si dhe publikisht, dhe duke marrë pjesë në ngjarje zyrtare.
Njoftimi për dëmtim të zonjës Pelosi vjen disa ditë pasi udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, u pengua dhe u rrëzua në Senat. Ai ndrydhi kyçin e dorës dhe pësoi një çarje në fytyrë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.8%
-
Jo
6.2%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 3590
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Vit i ri zakon i vjetër, Lionel Messi shënon me Inter Miamin! Polemika gjatë ndeshjes
19 Janar, 22:06
-
SHBA/ Trump nxiton për shpëtimin e TikTok, rrjeti rikthehet në funksionim: Dekreti për të bllokuar ndalimin të hënën
19 Janar, 20:15
-
Boks/ Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas dy raundeve, kampion në peshat e rënda
19 Janar, 20:01
-
Trump mban tubimin e fitores në Uashington përpara inaugurimit
19 Janar, 18:55
-
Shtëpia e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve
19 Janar, 17:50
-
Çfarë do të bëjë fillimisht Trumpi kur të bëhet president?
19 Janar, 17:41
-
Ben Blushi: Çfarë duhet të presim nga Donald Trump
19 Janar, 17:04
-
Trump rikthehet nesër në Shtëpinë e Bardhë, ceremonia e inaugurimit brenda Kapitol si Regan para 40 vitesh! Do betohet me Biblën e nënës së tij
19 Janar, 09:44
-
Mijëra protestojnë në Uashington kundër Trump, teksa ai bëhet gati për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë
19 Janar, 09:00
-
TikTok mbyllet në SHBA! Mesazhi për përdoruesit: Për fat të mirë vjen Trump (që ka gati një urdhër presidencial për të shtyrë bllokimin)
19 Janar, 07:37
-
Pas 40 vjetësh, inaugurimi presidencial në SHBA bëhet brenda Kapitolit
18 Janar, 20:52
-
Osmani delegon një përfaqësi nga kabineti i saj në inaugurimin e Trump
18 Janar, 19:57