Ish-kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, ka bërë disa deklarata të forta ndaj Presidentit Donald Trump, duke e quajtur atë “një krijesë të ligë” dhe “gjënë më të keqe në tokë”.
Në një intervistë për CNN, Pelosi akuzoi Trumpin se “ka minuar themelet e demokracisë amerikane”.
“Ai është thjesht një krijesë e ligë. Gjëja më e keqe në Tokë. E ka shndërruar Gjykatën Supreme në një gjykatë mashtruese, ka shfuqizuar Dhomën e Përfaqësuesve dhe ka ngrirë lirinë e shtypit”, tha Pelosi.
Deklaratat e Pelosit vijnë në një klimë të tensionuar politike në SHBA, ndërsa përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë në kulm dhe përplasjet mes demokratëve e republikanëve janë thelluar ndjeshëm.
Komente









