Pak ditë më parë rishfaqja e ish-kryeministrit Fatos Nano në publik, tërhoqi vëmendjen mediatike, por përpos dhënies së dorës mes kryeministrit aktual Sali Berisha, duket se shumicës i ka shpëtuar ky moment. Të gjithë e dimë tashmë që Nano pretendon postin e Presidentit të Republikës dhe ndoshta në këtë takim me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, po kërkon prej tij këshillat e duhura sesi të arrija aty.
Me një diplomaci të rafinuar, si ajo që e karakterizon ambasadorin, duket se ai po tregon mënyrën e duhur, sesi Nano mund të ngjisë shkallët drejt Presidencës. E nëse do të hamendësonit një mijë e një mënyrë sesi mund të arrijë Nano pushtetin e presidentit, padyshim që këshilla e Arvizu është e qartë : Pajto Berishën dhe Ramën, pastaj kërko Presidencën…!
Pak ditë më parë, larg syve dhe kamerave të mediave Nano dhe zonja e tij Xhoana, darkuan me ambasadorin e BE në Tiranë Ettore Sequi. Të njëjtat këshilla kanë marrë dhe prej tij? Kjo mbetet për t'u zbuluar, ndërkohë që në Tiranë BE dhe SHBA kanë qenë gjithnjë në një mendje.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA