Nano kujton Sokol Olldashin:
Nuk i mungon vetëm politikës

Nano kujton Sokol Olldashin:<br />Nuk i mungon vetëm politikës
Ish-kryeministri socialist Fatos Nano ka kujtuar në rrjetin social Facebook, ish-deputetin e PD, Sokol Olldashi i ndarë nga jeta katër vite më parë, pas një aksidenti tragjik në afërsi të tunelit të Krrabës.

Lideri historik i socialistëve ka publikuar në profilin e tij dy foto me Olldashin gjatë kohës kur Shqipërinë e vizitoi grupi i famshëm i rrokut "Europe", në vitin 2007.

"Mungesa jote nuk ndihet vetem ne politike... (Sokol Olldashi dhe Grupi Europe)", shkruan Nano në Facebook. 

statusi nanos
(Postimi i Nanos në Facebook)

Rrokerët performuan në Pallatin e Kongreseve, ndërsa aty nuk ka munguar as ish-ministri demokrat i njohur si adhurues i rrokut si dhe ish-kryeministri Nano, një tjetër fans i kësaj rryme muzikore. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)