Nano president?
Meta: Herët për të folu

Nano president?<br />Meta: Herët për të folu
TIRANË – Kryetari i LSI, Ilir Meta është treguar i rezervuar në komentet për një kandidim të mundshëm të Fatos Nano si president i republikës.Në një konferencë për shtyp, kreu i LSI-së Meta ka theksuar se ende është shumë herët për t`u shprehur në lidhje me presidentin e ardhshëm ndërsa ka shtuar se vendimi i LSI-së do të jetë pas konsultimeve me Partinë Demokratike.
“Ende jemi shumë herët dhe natyrisht është një president tjetër në mandatin e tij. LSI-ja do të mbajë qëndrimin e saj në momentin e duhur dhe patjetër do të konsultohet me PD-në në përputhje me marrëveshjen mes koalicionit” tha kreu i LSI-së.
I pyetur në lidhje nëse LSI-ja do të vendosë kushte për sistemin zgjedhor, Meta theksoi se LSI-ja nuk do të vërë kushte por do të insistojë në ndryshimin e sistemit elektoral . Deklaratat ai i bëri gjatë një konference shtypi, e cila kishte si objekt 1-vjetorin të hyrjes së fuqi të vendimit të BE-së për liberalizimin e vizave për Shqipërinë

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online