Nano vizitë zyrtare në SHBA: Synojmë bashkëpunimin për shkëmbim informacioni dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar

Nano vizitë zyrtare në SHBA: Synojmë bashkëpunimin për shkëmbim informacioni dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë gjatë vizitës në SHBA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ndodhet në SHBA, për një vizitë pune disaditore.

Në ditën e parë të vizitës, Nano takoi në Ëashington DC,  ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, znj. Floreta Faber.

Gledis Nano është duke vijuar takimet me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë.

Qëllimi i takimeve që Drejtor Nano po zhvillon me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese Amerikane synon rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Policia e Shtetit e ka prioritet kryesor bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe në veçanti me partnerët strategjikë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 03/06/2022 00:36

    Takimin e dyte, ta beje me ish shefin Didi, te tretin me ambasadorin tone ne OQB, z. Hoxha. Dhe ta mbylli viziten me nje "kok me koke" me "Presidentin" e OQB (O Qa Bone).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë