Naomi Campbell shkëlqen në Festivalin e Filmit në Canne-s

Naomi Campbell shkëlqen në Festivalin e Filmit në Canne-s

Modelja Naomi Campbell

Ajo bën që të gjithë të kthejnë kokën pas. Modelja Naomi Campbell është parë duke shëtitur në Festivalin e Filmit në Kanë me një fustan të bardhë veror.

Veshur me një stil tepër elegant modelja 46 vjeçare verbon me shkëlqimin e saj. Me një paraqitje tepër sensuale e përshtatur me fustanin e saj ngjitur  pas trupit mbi gjunjë Naomi duket fenomenale dhe rrezatuese.

 Ajo ka qenë pjesë e modës që në moshën 16 vjeçare ku pushtoi kopertinat e revistës Elle në vitin1986. Për dekada me radhë ka qenë imazhi i 500 revistave më të famshme dhe gjithashtu e shtëpive më të mëdha të modës si Chanel dhe Prada.

Ishte modelja e parë me ngjyrë që u bë imazh i kopertinave si revista Time, e Vogue në Britani në Francë dhe Vogue në Rusi. Por duke mënjanuar reputacionin si femra më e bukur në botë, Naomi pranon që ka qenë e ndrojtur për trupin e saj.

Modelja e pyetur për të famshmit që bëjnë striptizëm dhe selfie nudo në mediat sociale wshtw treguar e rezervuar dhe wshtw shprehur se “është punë e tyre, kjo është ajo që duan të bëjnë, unë nuk mund ta bëj”.

“Kam qenë gjithmonë e ndrojtur. Kur kam shkuar për herë të parë në New-York kisha  veshur  diçka të ngushtë dhe mbaja lidhur një triko rreth vetes për tu mbuluar”, shprehet modelja.

Campbell thekson se “kështu jam ndjerë gjithmonë. Më janë dashur vite për tu ndjerë rehat duke pozuar me të brendshme”.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen