Aktorja e Naomi Watts do të interpretojë rolin e Princeshës Diana në filmin më të ri për jetën e saj “Caught In Flight”.

Filmi do të nisë xhirimet gjatë muajit të ardhshëm dhe pritet të trajtojë dy vitet e fundit të Princeshës Diana. Naomi Watts do të jetojë në Londër në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për rolin e dhënë.

Sipas një burimi të “The Sun”aktorja dëshiron të përfshihet në personazh përpara se të nisin xhirimet.(xh.k/shqiptarja.com)