Roma nuk është në gjendje të rivalizojë Juventusin për titullin e Serie A, teksa është ndalur në një tjetër barazim me Chievo 0-0 jashtë fushe duke shuar shpresat. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në këtë ndeshje ishte një pamje e rëndë.

Gjatë një aksioni Naingolan i Romës i ka thyer këmbën mbrojtësit të Chievo Federico Mattiellos. Pamjet kanë bërë xhiron e botës. Në ndeshjet e tjera Empoli i Hysat barazoi me Genoa, ndërsa Parma e shqiptarit tjetër Andi Lila u ndal në shtëpi në barazim me Atalantën. Cesena 0 – 0 Palermo.

Në mbrëmje Interi barazoi me Napolin jashtë fushe 2-2 në një ndeshje emocionuese. Golat për Napolin u shënuan nga Hamshik dhe Higuain, ndërsa për Inter nga Palasio dhe Ikardi.
naingolan

d.b/shqiptarja.com