NAPOLI - Kampionët në fuqi të Serie A, Napoli, fituan 2-1 kundër Juventusit për raundin e 14-të të kampionatit. Skuadra e Antonio Contes iu fal dopietës së Rasmus Hojlund për t’u rikthyer në krye të renditjes.

Vetëm pas shtatë minutash lojë në ‘Maradona’, Hojlund dërgoi në delir vendasit me golin e parë, i cili erdhi si asist nga David Nerres. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, megjithatë në minutën e 59-të Yildiz barazoi për ‘Zonjën e Vjetër’. Turku përfitoi nga pasimi i McKennie dhe heshti stadiumin.

Mirëpo Napoli nuk u dorëzua dhe 12 minuta nga fundi i ndeshjes ishte sërish Hojlund me kokë që riktheu epërsinë e Napolit. ‘Asist’ sërish nga McKennie që këtë herë pasoi gabimisht për kundërshtarët.

Me 31 pikë Napoli rikthehet të kryesojë Serie A, por pret ndeshjen e Milanit kundër Torinos, e cila luhet nesër. Një fitore e Milanit do të thoshte që të dyja skuadrat do bashkëkryesonin. Interi mbetet në vendin e dytë me 30 pikë, teksa Juve me 23 pikë në pozitën e shtatë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?