Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të martën në mbrëmje dy ndeshjet e para për raundin e nëntë. Në Leçe, ishte Napoli që fitoi 0-1 duke mundur vendasit për të mbajtur sërish kreun e klasifikimit. Në sfidën tjetër Atalanta dhe Milani barazuan 1-1.
Në 'Via del Mare', Leçe u mposht 0-1 nga Napoli në nisjen e raundit të nëntë në Serie A. Te Leçe Medon Berisha dhe Ylber Ramadani ishin krah për krah në mesin e fushës dhe sfida mund të merrte tjetër rrjedhë nëse Camarda nuk do gabonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 56-të. Duhej asisti i Neres dhe goli i Anguissa që napoletanët të merrnin suksesin e plotë në udhëtim dhe me 21 pikë të gjendeshin të vetëm në krye të Serie A.
Në Bergamo, Atalanta dhe Milani barazuan 1-1. Ky ishte barazimi i tretë për Milanin në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Rafa Leao luajti vetëm një pjesë loje, duke u dashur që Allegri ta zëvendësonte me nisjen e pjesës së dytë pasi forma e tij nuk ishte e duhura. Gjithçka u vendos në pjesën e parë, teksa ishte Ricci që kaloi Milanin në avantazhin e përkohëshëm pas vetëm katër minutave lojë, por "i penduari" Lookman barazoi gjithçka në minutën e 35-të pas asistit të Pasalic. Në këtë takim Berat Gjimshiti nuk ishte titullar për vendasit, por mori 18 minuta në fundin e takimit.
Për të mësuar panoramën e plotë të renditjes së Serie A pas javës së nëntë, do duhet të presim duelet e sotme që zhvillohen në mbrëmje.
Serie A, raundi 9-të:
E martë, 28 tetor 2025
18:30 Leçe 0-1 Napoli
20:45 Atalanta 1-1 Milan
E mërkurë, 29 tetor 2025
18:30
Roma - Parma
Como - Verona
Juventus - Udinese
20:45
Bologna - Torino
Genoa - Cremonese
Inter - Fiorentina
Renditja në kohë reale:
Në Bergamo, Atalanta dhe Milani barazuan 1-1. Ky ishte barazimi i tretë për Milanin në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Rafa Leao luajti vetëm një pjesë loje, duke u dashur që Allegri ta zëvendësonte me nisjen e pjesës së dytë pasi forma e tij nuk ishte e duhura. Gjithçka u vendos në pjesën e parë, teksa ishte Ricci që kaloi Milanin në avantazhin e përkohëshëm pas vetëm katër minutave lojë, por "i penduari" Lookman barazoi gjithçka në minutën e 35-të pas asistit të Pasalic. Në këtë takim Berat Gjimshiti nuk ishte titullar për vendasit, por mori 18 minuta në fundin e takimit. Me 18 pikë Milani mbetet në vendin e tretë.

Komente