Nuk ka fitues në kryendeshjen e javës së 26 të kampionatit italian të futbollit, pasi Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim përballë Milanit 1-1.

Napoli kaloi i pari në avantazh me Lorenzo Insigne  në të 39’ ndërsa një minutë nga fundi i pjesës së parë  Giacomo Bonaventura barazoi gjithçka.

Pjesa e dytë u dominua nga vendasit, të cilët goditën edhe shtyllën, por nuk ishin me fat për të shënuar golin e fitores duke humbur dy pikë dhe mundësinë për të marrë kryesimin e Serie A, që e mban Juve më një pikë më shumë se napolitanët, ndërsa Milani ndodhet në vendin e 6, 4 pikë pas Interit.

d.b/shqiptarja.com