Lazio humbi një shans të mirë për tu rikthyer në zonën Champions pasi barazoi në “Olimpico” me Bologna 1-1. Golat u shënuan shumë shpejt me Verdin që kaloi në avantazh Bolognën dhe më pas barazoi Lucas Leiva për Lazion.Bardhekaltërit kanë tre ndeshje radhazi që nuk fitojnë.
Në ndeshjet e tjera të javës së 29-të u arritën këto rezultate . Milan-Chievo 3-2 , Benevento-Cagliari 1-2 , Crotone-Roma 0-2, Torino-Fiorentina 1-2 , Verona-Atalanta 0-5 ,Sampdoria –Inter 0-5 , Spal-Juventus 0-0 dhe Udinese-Sassuolo 1-2.
Në Bundesligën gjermane Bayerni shtyn festën e titullit. Bavarezët u mundën në mënyrë surprizë nga Lajpcig 2-1 në javën e 27-të. Sandro Wagner ishte ai që kaloi në avantazh Bayernin në minutën e 12-të por më pas erdhi përmbysja e Lajpcig me golat e Keita dhe Timo Werner në fraksionin e dytë. Skuadra e Heynckes kryeson me 66 pikë 17 më shumë se Schalke e vendit të dytë.
Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate , Koln-Leverksuen 2-0 , Dortmund-Hannover 1-0 , Wolfsburg-Schalke 0-1 ,Augsburg-Werder Bremen 1-3 , G’ladbah-Hoffenheim 3-3 , Frankfurt- Mainz 3-0 , Hamburg-Hertha Berlin 1-2 dhe Freiburg-Shtutgart 1-2.
d.c./shqiptarja.com










